Pyetja 1/60

Testi 149

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale i jep të drejtën mbajtësit të saj të drejtojë mjetin kur nuk ka një leje drejtimi të vlefshme për drejtimin e atij mjeti

Lista e testeve

Makinat e ngarkim-transportit, duhet të jenë të përshtatshme për t'u përdorur në kantiere ose për përdorim të përzier në rrugë dhe jashtë saj

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë rimorkio për transportin e personave në kushte të veçanta

Lista e testeve

Kontrolli teknik kryhet një herë në vit për të gjitha mjetet rrugore

Lista e testeve

Lejedrejtimi i lëshuar nga një shtet i huaj, mund të konvertohet në lejedrejtimi shqiptare edhe pa marrë lejen e banimit në Shqipëri

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i mjeteve me ngarkesë të çrregullt dhe të pasiguruar si duhet

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i kamionëve që tërheqin rimorkio, me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 10000 kg deri në 20000 kg, dhe që ka katër akse

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti me pedane apo kosh të ngritshem

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio me cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka cisternë apo kontejner, të pajisur posaçërisht për transportin e materialeve të shkrira dhe në forme pluhuri

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, nuk përfshihet transporti i mallrave nga transportues që nuk e kanë selinë në Shqipëri

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, është i ndaluar të kryhet pa certifikatë, përjashtuar transportin e disa lloje mallrash

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave është e patjetërsueshme dhe i jepet transportuesit që plotëson kushtet

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që i jep të drejtë operimi mjetit, për rastet e transportit të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet transit për të tretë nga portet, për në stacionet e hekurudhore

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues nga 1.5 tonë deri në 3 tonë

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin udhëtimin ndërmjet shtëpisë dhe vendit të punës

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport mallrash, më larg se 50 km nga qendra e operimit

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas çdo ndërhyrje në tahograf

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo vit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të regjistrojnë kohën dhe distancën në të cilin fillon dhe mbyll periudhën e punës ditore

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit te pajisur me tahograf duhet të mbajë në mjet edhe të gjitha fletët e regjistruara të tahografit për 18 ditë të mëparshme nëse tahografi është analog

Lista e testeve

Është pjesë e mekanizmave të transmetimit të lëvizjes boshti me gunga

Lista e testeve

Freni elektropneumatik i motorit (bllokazhi i motorit) përdoret kryesisht, gjatë zbritjes së dishezave të gjata

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) eviton bllokimin e rrotave gjatë frenimit

Lista e testeve

Për të siguruar një frenim sa më efikas duhet kontroll i vazhdueshëm i presionit të ajrit në sistemet e frenimit pneumatik

Lista e testeve

Një marsh më i ulët përdoret, për të pasur një forcë tërheqjeje më të madhe

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon përdorimi i xhirove të ulëta të motorit

Lista e testeve

Forca e inercisë nuk varet nga masa e automjetit, por vetëm nga shpejtësia e tij

Lista e testeve

Forca e peshës është e barabartë me prodhimin e masës me nxitimin e gravitetit

Lista e testeve

Forca e rezistencës aerodinamike ndaj lëvizjes është proporcionale me fuqinë maksimale të motorit

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për certifikatë për transport mallrash brenda vendit mjetet që transportojnë prodhimet e fermave bujqësore e blegtorale për në treg

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale transporti për qëllime tregtare, i punimeve dhe objekteve të artit për ekspozita dhe panaire

Lista e testeve

Kontrata e transportit lidhet ndërmjet dërguesit dhe transportuesit

Lista e testeve

Dërguesi i mallit është përgjegjës për dëmin që i shkakton transportuesit vetëm , në rastin e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton se kamionët, rimorkiot, gjysmërimorkiot, kontejnerët, cisternat ose pajisjet e tjera të izoluara , janë mjetet e transportit dhe pajisjet për kryerjen e transportit rrugor të ushqimeve delikate

Lista e testeve

Njësitë e transportit të ADR me koli (kamionët me ose pa rimorkio) duhet të jenë të pajisura me pajisjen e kufizimit të shpejtësisë, për disa mjete me motor

Lista e testeve

Situatat e rrezikut duhet të parashikohen nga drejtuesi, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së njerëzve

Lista e testeve

Situatat e rrezikut nuk shkaktohen kurrë, nga gjendja fizike e drejtuesit

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se disa medikamente shkaktojnë uljen e përqendrimit

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se përdorimi i drogës mund të çojë në pushimin nga puna të drejtuesve profesionistë

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se marijuana shkurton kohën e reagimit

Lista e testeve

Gjatë aktivitetit profesional gjendja e filtrave të ajrit nuk ndikon në cilësinë e ajrit në kabinë

Lista e testeve

Konsumimi i lëngut ftohës në motor, mund të ndodh nga plasaritja e testatës apo nga dëmtimi i guarnicionit të testatës

Lista e testeve

Mjetet me kalueshmëri të lartë (me ridoto) kanë kuti shpejtësie suplementare (ridoto) që përdoret në kushte të vështira rrugore

Lista e testeve

Balestrat e automjetit sigurojnë lidhje të ngurtë (jo elastike) të shasisë me urat

Lista e testeve

Valvola qendrore e frenimit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), mundëson që të realizohet forcë frenimi proporcionale me korsën e pedalit të frenave të shkelur nga drejtuesi

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 315/80 R 22.5 154/150 M germa R është tregues i shpejtësisë së lejuar për gomën

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 11.00 - 20 149/145 K numri 20 tregon diametrin e brendshëm të gomës që është 20 inç

Lista e testeve

Për të hequr nga mjeti rrotën me gomën e dëmtuar dhe për të vendosur rrotën rezervë duhet që pas vendosjes së rrotës rezervë të bëhet ulja nga kriku dhe pastaj të montohen dadoçekët

Lista e testeve

Turbokompresori në motorët me djegie të brendshme, shërben për të rritur sasinë e ajrit që futet në dhomën e djegies

Lista e testeve

Filtri i ajrit në motorët me djegie të brendshme, kur është i ndotur rrit konsumin e karburantit

Lista e testeve