Pyetja 1/60

Testi 145

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e automjeteve për transport të përzier, me motor me djegie te brendshme

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional varet edhe nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme pa një lejedrejtimi të vlefshme të së njëjtës kategori

Lista e testeve

Bëjnë pjesë në automjete trolejbusët

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, vetëm rimorkiot me karroceri në përputhje me automjetin, për përdorim të veçantë

Lista e testeve

Automjetet duhet të jenë të pajisura detyrimisht me sinjalin e lëvizshëm të rrezikut

Lista e testeve

Gjatë transportit të mallrave ne mjetet me motor, ne rimorkio dhe ne makinat teknologjike kur vërehet një mbipeshë më e madhe se 5% e peshës së përgjithshme me ngarkesë të plotë, vazhdimi i udhëtimit ndërpritet deri në reduktimin e ngarkesës brenda kufijve të lejuar

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë deri në ndalim të plotë, kur në rrugë lëvizin këmbësorë që shfaqin shenja hutimi

Lista e testeve

Largësia e sigurisë e një mjeti në lëvizje me mjetin që ka para, varet nga vëllimi i dhomës së djegies së motorit

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, që ka katër akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka shasi, të pajisura me sisteme kapëse për transportin e kontejnerëve apo të shtëpive të lëvizshme, të tipit të unifikuar

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike vetëlëvizëse, në pjesën e prapme

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i mallrave të pandashme, pavarësisht se nuk i tejkalojnë përmasat kufitare të përcaktuara me ligj

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim, i nënshtrohet vetëm masës administrative me pezullim të lejes së drejtimit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i kryer vetëm për llogari të veprimtarisë së vetë subjektit

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave është vetëm për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave ka vlefshmëri edhe pasi mbaron afati i caktuar

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për nevojat e veta

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është DPSHTRR, për transportin e mallrave të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, e reduktuar, mund të jetë më pak se 9 orë

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet një pajisje regjistrimi (tahograf) në përputhje me kërkesat ligjore

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas çdo ndërhyrje në tahograf

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo 6 muaj

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet sa herë bëhet kontrolli teknik i mjetit

Lista e testeve

Momenti përdredhës që u transmetohet rrotave udhëzuese është më i vogël se ai që zhvillon motori

Lista e testeve

Nëse vërejmë që motori i automjetit, nuk zhvillon fuqinë e duhur, kjo mund të vijë nga rritja e presionit të naftës që dërgohet nga pompa e naftës në injektor

Lista e testeve

Sistemi kundër rrëshqitjes së rrotave (ASR) funksionon mbi bazën e sinjaleve të marra nga sensorët e shpejtësisë së rrotave dhe sensorit të këndit të timonit

Lista e testeve

Konsumi ekonomik i karburantit varet nga shpejtësia e mjetit, por nuk varet nga numri i rrotullimeve të motorit

Lista e testeve

Ngarkesa e vendosur në mjet, nuk duhet të kalojë kufijtë e përmasave të lejuara të përcaktuara nga Kodi Rrugor

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që cisterna të jetë e mbushur jo më pak se 50%

Lista e testeve

Në rast se një mjet qarkullon me ngarkesë të pa sistemuar, drejtuesit të tij i anulohet lejedrejtimi

Lista e testeve

Forca e peshës është e barabartë me prodhimin e masës me nxitimin e gravitetit

Lista e testeve

Xhepi i ndalimit është pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e destinuar për ndalimin e mjeteve publike të linjës, ngjitur me trotuarin ose me një hapësirë tjetër pritjeje për këmbësorët

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për certifikatë për transport mallrash brenda vendit mjetet që transportojnë prodhimet e fermave bujqësore e blegtorale për në treg

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) me vlefshmëri tridhjete ditore ka ngjyrë të verdhë

Lista e testeve

Subjekti transportues mund të kryejë transport mallrash në një vend të CEMT pa kufizime ose pengesa

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) nuk zbatohet kur transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave kryhet nga shtete, institucione apo organizata qeveritare

Lista e testeve

Kontrata e transportit është konsensuale

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton se kamionët, rimorkiot, gjysmërimorkiot, kontejnerët, cisternat ose pajisjet e tjera të izoluara , janë mjetet e transportit dhe pajisjet për kryerjen e transportit rrugor të ushqimeve delikate

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar që në rast aksidenti, vetëm të shmangë ndërlikimin e situatave

Lista e testeve

Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit mjafton që të kujtohet për pozicionin e saktë të automjeteve pas përplasjes

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkakton tension muskulor që ndikon në posturën e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkaktohet nga fjetja tetë orë pandërprere

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i cili shfaq shenja lodhje duhet të nxitojë dhe të shtojë shpejtësinë, që të mbërrijë sa më shpejt në destinacionin për ku është nisur

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, kur nuk është pronar, duhet të përcaktojë koston e shërbimit

Lista e testeve

Motorët me djegie të brendshme shërbejnë për të prodhuar energji elektrike

Lista e testeve

Bjella në motorin me djegie të brendshme, lidhet me kollodokun, në qafën e tij me bronzina

Lista e testeve

Sistemi i ftohjes së motorëve me djegie të brendshme, realizon ftohjen e motorit vetëm me anë të qarkullimit të vajit

Lista e testeve

Në sistemin e ftohjes së motorëve me djegie të brendshme, ventilatori realizon ftohjen e radiatorit me anë të lëvizjes së detyruar të ajrit

Lista e testeve

Friksioni hidraulik është pjesë e motorit

Lista e testeve

Ekuilibrimi i rrotave të automjeteve, bëhet në pajisje ekuilibruese që përdoren nga specialistë përkatës

Lista e testeve

Mosfunksionimi i mirë i sistemit të frenimit pneumatik, mund të ndodhë nga rrjedhja e ajrit në pjesë të sistemit

Lista e testeve

Për të siguruar frenim sa më efikas të mjetit, duhet kontroll i konsumimit të gomave

Lista e testeve

Bateria furnizon me energji elektrike, vetëm kandeletat në motorët diesel

Lista e testeve