Pyetja 1/60

Testi 135

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshë nën 3.5 ton

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar një testimi të detyrueshëm praktik për kategorinë më të madhe të ÇAP-it që zotëron

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional nuk varet nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Në bazë të kategorive ndërkombëtare, klasifikohen në kategorinë N; mjetet me motor, me të paktën katër rrota të destinuara për transport mallrash

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë vetëm rimorkio cisterne, për transportin e ujerave të zeza

Lista e testeve

Automjetet duhet të jenë të pajisura detyrimisht me sinjalin e lëvizshëm i rrezikut, vetëm për ato me peshë nën 3.5 tonë

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit i janë ndryshuar karakteristikat e treguara në certifikatën e homologimit dhe në lejen e qarkullimit, ndëshkohet me gjobë, si dhe merret masa plotësuese e heqjes së lejes së qarkullimit

Lista e testeve

Kontrolli teknik është detyrim ligjor për të gjitha llojet e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi vetëm i madhësisë së konsumimit të amortizatorëve, balestrave dhe ferrotave

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti me pedane apo kosh të ngritshem

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatur për transport dherash

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të përdorura, të blera jashtë Shqipërisë leja e drejtimit të mjetit

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete ngarkim-transporti, kur kalojnë kufijtë e peshave të përcaktuara në Kodin Rrugor

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Pushteti lokal, për rrugët në varësi të tij

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i kryer vetëm për llogari të veprimtarisë së vetë subjektit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është transport që kryhet me pagesë

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për të tretë

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e transportit të ujit të pijshëm

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues mbi 3 tonë

Lista e testeve

Koha maksimale e drejtimit ditor nuk mund të jetë më shumë se 3,5 orë pa ndërprerje

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga rregullat për orët e drejtuesve të mjeteve dhe nga rregullat e tahografit drejtuesit e mjeteve që transportojnë me qira dhe për të tretë, një kategori të caktuar mallrash të cilat me udhëzim të veçantë të Ministrit përgjegjës për transportin mund të transportohen pa licencë

Lista e testeve

Tahografi dixhital, ka dy vende për futjen e kartave të regjistrimit

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport mallrash, më larg se 50 km nga qendra e operimit

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet inspektimit të plotë ku kontrollohet pllaka e instaluar

Lista e testeve

Për të mbajtur frenat në gjendje të mirë, është i nevojshëm kontrolli i presionit të ajrit të frenimit (që tregohet në manometër)

Lista e testeve

Ndikon në përmirësimin e frenimit rregullatori i frenimit në funksion të ngarkesës

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik gjeneron ajër me presion të destinuar për elementët e frenimit

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon ecja me goma të shfryra

Lista e testeve

Ngarkesa, duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që mund të dalë anash mbi 50 cm nga dritat e pozicionit

Lista e testeve

Ngarkesa e vendosur në mjet, kur është e gjatë si shtylla, shufra, etj., nuk lejohet të dalë jashtë gabariteve anësore të mjetit

Lista e testeve

Në rast se një mjet qarkullon me ngarkesë të pa sistemuar, dërgohet mjeti në një vend të përshtatshëm, për të bërë sistemimin e ngarkesës

Lista e testeve

Korsia mund të rezervohet vetëm për kalimin e autobusëve të shërbimit publik

Lista e testeve

Korsia e shpejtimit është një korsi që lejon vetëm qarkullimin e mjeteve të shërbimit publik

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit për transportin e mallrave të rrezikshme, Certifikatën e lëshon Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) mund të përdoret vetëm ne vendet e Bashkimit Europian

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) standardizon kushtet veçanërisht, në lidhje me dokumentacionin dhe përgjegjësinë e transportuesit

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) mund të zbatohet edhe kur automjeti që mbart mallrat, gjatë udhëtimit, transportohet me rrugë detare, hekurudhore, ujëra të brendshme ose rrugë ajrore dhe malli nuk shkarkohet nga automjeti

Lista e testeve

Kontrata e transportit nuk lidhet në formë shkresore

Lista e testeve

ADR përcakton se kufizimet e shpejtësisë për automjetet që transportojnë mallra të rrezikshëm janë 50 km/orë jashtë qendrave të banuara

Lista e testeve

Aksident në punë është çdo lloj lëndimi i drejtuesit të mjetit, që ndodh gjatë lëvizjes me automjet

Lista e testeve

Në rast të zënies së karrexhatës për shkak të derdhjes së ngarkesës, drejtuesi duhet të mos e lëvizë mjetin pa ardhur organet e policisë

Lista e testeve

Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit nëse është në faj, duhet të marrë gjeneralitet e drejtuesit tjetër; nëse ka të drejtë, nuk është e nevojshme

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përfaqësohet nga opinionet dhe vizioni që klientët kanë për të

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti nuk varet nga sjellja e drejtuesve të mjeteve

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, kur nuk është pronar, duhet të jetë i kujdesshëm

Lista e testeve

Motori me djegie të brendshme, ka në përbërje të tij kutinë e shpejtësisë

Lista e testeve

Fashot e vajit në motor, pengojnë kalimin e vajit në dhomën e djegies

Lista e testeve

Fashot e vajit në motor, shpërndajnë njëtrajtësisht cipën e vajit në muret e cilindrit

Lista e testeve

Sistemi i shpërndarjes së gazeve, ka në përbërje distribucionin, që mund të jetë me ingranazhe, i cili bën lidhjen e boshtit motorik me boshtin me gunga që komandon valvolat e motorit

Lista e testeve

Mjetet me kalueshmëri të lartë (me ridoto) kanë ridoto që shërben për të ndryshuar fuqinë e motorit

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), kjo mund të vijë se është defektuar sistemi i komandimit të friksionit

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), mund të jenë lagur ferrotat e friksionit me vaj

Lista e testeve

Konvergjenca e rregullt e rrotave drejtuese e bën të vështirë manovrimin e mjetit në kthesë

Lista e testeve

Nëse timoni paraqitet më i fortë se zakonisht, shkak mund të jetë mungesa e vajit hidraulik në depozitën e sistemit të drejtimit me përforcues hidraulik

Lista e testeve