Pyetja 1/60

Testi 118

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e gjysmërimorkiatorëve që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshe mbi 3.5 ton, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme pa një lejedrejtimi të vlefshme të së njëjtës kategori

Lista e testeve

Në bazë të kategorive ndërkombëtare, klasifikohen në kategorinë M: mjetet me motor, me të paktën katër rrota të destinuara për transport mallrash

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, janë të destinuar për transportin e disa mallrave dhe njerëzve të caktuar në kushte të veçanta

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, përfshijnë edhe autoambulancat

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë vetëm rimorkio cisterne, për transportin e ujerave të zeza

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi i ndotjes, i cili nuk duhet të kalojë kufijtë e caktuar

Lista e testeve

Mjetet teke ose me rimorkio me pajisje te veçanta te destinuara vetëm për transportin e mjeteve qe kalojnë përmasat gabarite kufitare, mund të qarkullojnë me ngarkesën e tyre vetëm në autostrada ose rrugë me karregjate me gjerësi jo me te vogël se 6.5 metër

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autofshiresja

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autoambulanca

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka karroceri për transportin e personave në kushte të veçanta dhe që dallohen me ane të një pajisje të veçantë, të përshtatshme për ketë qëllim

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka betonierë

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike vetëlëvizëse, në pjesën e përparme

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale kur këto mjete janë makina ngarkim-transportit dhe tejkalojnë përmasat gabarite kufitare të lejuara, i nënshtrohen vetëm masës administrative me gjobë

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe lëvizjen e mjetit pa ngarkesë deri në vendin e nisjes

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që provon mbajtjen e licencës, për rastet e transporteve që janë subjekt licencimi

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është DPSHTRR, për transportin e mallrave të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, furnizimi i farmacive dhe spitaleve me barna edhe jashtë qytetit

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e shërbimeve funerale

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet kapaciteti transportues i të cilave është deri në 1.5 tonë

Lista e testeve

Koha e drejtimit të mjetit për një drejtues nuk mund të jetë më shumë se 9 orë në ditë, por duke respektuar pushimin ditor

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet printimet gjatë javës aktuale dhe për 21 ditët e mëparshme, kur drejtuesi është pajisur me kartë tahografi

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas një modifikimi çfarëdo të mjetit

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk mund të kontrollojnë periudhat e pushimit ditor dhe javor

Lista e testeve

Në grafikët e momentit përdredhës dhe fuqisë të motorit me djegie të brendshme tregohet vlera e momentit përdredhës në funksion të numrit të rrotullimeve

Lista e testeve

Kur konstatoni se motori diesel i mjetit tuaj nxjerr tym të zi në skapamento, kjo tregon për një presion të lartë të shtypjes së gazrave në një cilindër të motorit

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik përdor ajër të ngjeshur dhe vaj

Lista e testeve

Freni i motorit (bllokazhi i motorit) është veçanërisht efikas në shpejtësi të ulëta

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që cisterna të jetë e mbushur jo më tepër se 97%

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që të merret në konsideratë edhe temperatura e avullimit

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, zonë urbane këmbësore është një zonë ku mund të kalojnë mjetet e shërbimit të urgjencës

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor zonë me trafik të kufizuar, është një zonë e rezervuar për lëvizjen e biçikletave dhe këmbësoreve

Lista e testeve

Korsia e shpejtimit është një korsi që lejon vetëm qarkullimin e mjeteve të shërbimit publik

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të ndodhet në bordin e mjetit së bashku me librin e udhëtimit dhe certifikatën e kontrollit teknik të mjetit

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të tregohet vetëm në doganën e nisjes së mjetit

Lista e testeve

Karneta TIR numri i fletëve të Karnetës TIR tregon numrin e vendeve që mund të tranzitohen, përfshirë edhe vendin e nisjes dhe të mbërritjes

Lista e testeve

Kontrata e transportit nuk lidhet në formë shkresore

Lista e testeve

Transportuesi i mallit çlirohet nga përgjegjësia për zhdëmtimin e mallit, në rast humbje apo dëmtimi kur fatura shoqëruese e mallit nuk përmban deklaratën në të cilën konfirmohet se ky transport i nënshtrohet rregullave të CMR

Lista e testeve

Mallra të rrezikshme janë mallrat që mund të shkaktojnë dëme

Lista e testeve

Në rastet e zënies së karrexhatës për shkaqe aksidentale, mjetet që vijnë pas, duhet të sinjalizohen me trekëndëshin e rrezikut të paktën 50m pas automjetit, kur jemi në rruge interurbane kryesore

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar të njohë parimet bazë dhe të hartojë në çdo rast një raport aksidenti

Lista e testeve

Për të evituar stresin në një situatë emergjence, duhet të qëndroni fillimisht larg situatës, që të fitoni sigurinë e nevojshme

Lista e testeve

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë thënia e frazave dhe fjalëve pa kuptim

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkakton tension muskulor që ndikon në posturën e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet të shuhen flakët me batanije ose materiale të tjera të ngjashme

Lista e testeve

Termostati në sistemin e ftohjes, shërben për të rregulluar sasinë e lëngut ftohës që kalon për ftohje në radiator

Lista e testeve

Vajisja e motorëve me djegie të brendshme ndikon në jetëgjatësinë e motorit

Lista e testeve

Rënia e presionit të vajit, mund të shkaktohet nga këputja e rripit të pompës së lëngut ftohës

Lista e testeve

Në sistemin e drejtimit të automjetit, bën pjesë përforcuesi hidraulik, kur sistemi i drejtimit është hidraulik

Lista e testeve

Kompresori i ajrit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), dërgon ajër të komprimuar në rezervuar ,duke mbajtur presionin e tij në vlera të lejuara

Lista e testeve

Kompresori i ajrit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), nuk prodhon ajër nëse ka filluar konsumimi i fashove elastike të pistonit

Lista e testeve

Mosfunksionimi i mirë i sistemit të frenimit pneumatik, mund të ndodhë më shpesh gjatë lëvizjes në rrugë të drejtë

Lista e testeve

Gomat e mjeteve me pjesën ballore (pjesa që kontakton me rrugën) tepër të konsumuar, janë të rrezikshme vetëm në rast shiu

Lista e testeve

Bateria, gjatë ngarkimit kthen energjinë elektrike në energji kimike

Lista e testeve