Pyetja 1/60

Testi 109

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshe mbi 3.5 ton, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjet, të cilit nuk i është kryer kontrolli teknik në afat më shumë se një muaj nga afati i parashikuar, ndëshkohet me gjobë dhe tërheqje të lejes së qarkullimit deri në kryerjen e kontrollit teknik

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C dhe CAP (Certifikatë Aftësie Profesionale), lejohet të drejtojë: automjete për transport të veçantë

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C dhe CAP (Certifikatë Aftësie Profesionale), lejohet të drejtojë: autokombajna të çfarëdo madhësie

Lista e testeve

Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për 2 vjet, kur lëshohet apo konfirmohet për persona që e kanë kaluar moshën 65 vjeç

Lista e testeve

Mjetet e një shteti të huaj lejohet të hyjnë në Shqipëri, edhe kur nuk janë të pajisur me dokumentet e regjistrimit në shtetin e origjinës dhe lejen ndërkombëtare të qarkullimit

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i mjeteve që tejkalojnë vetëm përmasat kufitare të lejuara

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse të artikuluar”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 32500 kg deri në 35000 kg, dhe që ka katër akse

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autopastruesja

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e pajisur në mënyre të veçantë për transportin e materialeve të klasifikuara të rrezikshme në bazë të ADR-së apo të normave përkatëse të Komunitetit Evropian

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë dokumenti i origjinës së mjetit, i lëshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes, e ngarkuar prej tij, në origjinal

Lista e testeve

Pajisen me targë përsëritëse që përmbajnë të dhënat e mjeteve tërheqëse, makinat teknologjike që tërhiqen

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Autoriteti Rrugor Kombëtar, për autostradat dhe rrugët shtetërore

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është transport që kryhet me pagesë

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira nuk e përfshin transportin e mallrave për llogari të tretëve, në shërbimin taksi

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira mund të kryhet edhe me mjete me kapacitet mbajtës 1000 kg

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i orendive e pajisjeve shtëpiake

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e pastrimit të borës

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin ngarkimin dhe shkarkimin e mjetit

Lista e testeve

Sipas legjislacionit në transportin rrugor, javë nënkupton periudhën ndërmjet orës 00.00 të ditës së hënë deri në orën 24.00 të ditës së diele

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet e përdorur për qëllime mjekësore

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport për llogari të vet

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet kalibrimit, zëvendësimit të pllakës së instaluar dhe konstantes K të tahografit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të sigurohet që tahografi funksionon siç duhet

Lista e testeve

Mekanizmat e transmetimit të lëvizjes, përbëhen vetëm nga semiakset

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet ndërrimi i vajit, vetëm kur ndizet llamba treguese e uljes së presionit të vajit

Lista e testeve

Mosfunksionimi normal i kandeletave, nuk ndikon në ndezjen fillestare të motorit

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) rrit efektivitetin e frenimit kur aplikohet presioni i duhur dhe i vazhdueshëm mbi pedalin e frenave

Lista e testeve

Nga mosfunksionimi i mirë i frenave, gjatë frenimit mund të ndodhë një zhvendosje anësore e mjetit nga ana e rrotës që bllokohet e fundit

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke alternuar frenime të shpeshta dhe nisje të shpejta nga vendi

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon përdorimi i motorit me turbokompresor të prishur

Lista e testeve

Rreziku i përmbysjes së kamionit në kthesa zvogëlohet, me zvogëlimin e rrezes së kthesës

Lista e testeve

Xhepi i ndalimit është pjesë e rrugës jashtë karrexhatës, e destinuar për ndalimin e mjeteve publike të linjës

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për të tretë dhe me qira, Licencën e lëshon Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) parashikon se, transportuesi nuk është përgjegjës për veprimet ose mosveprimet e personave të tjerë që ofrojnë shërbimin e tyre si të punësuar për të kryer transportin

Lista e testeve

Transportuesi gjatë marrjes në dorëzim të mallit, kontrollon saktësinë e deklarimeve në faturën shoqëruese të mallit për sa i përket numrit të pakove, shenjave dhe numrave të tyre

Lista e testeve

Transportuesi ka të drejtë të kërkojë një faturë të veçantë shoqëruese për mallin që do të transportohet për çdo automjet më vehte kur malli do të ngarkohet në automjete rrugore të ndryshme

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban datën dhe vendin e marrjes në dorëzim të mallit, por jo vendin e caktuar për dorëzimin e tij

Lista e testeve

Mallra të rrezikshme janë lëndët radioaktive

Lista e testeve

Situatat e rrezikut mund të evitohen, gjithnjë

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dinë se duhet të ndalojnë udhëtimin, kur ndiejnë se janë në një gjendje të fortë emocionale

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet nga tipi i kontratës kolektive dhe asaj individuale që zbatohet me punëmarrësit

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet nga përmirësimi i vazhdueshëm dhe rinovimi i shërbimit

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet edhe nga mënyra e sjelljes së drejtuesve të mjeteve që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, për të kontribuar në cilësinë e shërbimit, duhet të njohë të paktën dy gjuhë

Lista e testeve

Në motorët me djegie të brendshme, valvolat hapen dhe mbyllen nga sustat e valvolave

Lista e testeve

Kur gjatë lëvizjes me mjet, temperatura e motorit po tenton të rritet mbi atë të lejuar, duhet që pasi të ndalojmë mjetin dhe fikim motorin, të presim sa të ftohet pak dhe pastaj të hapet me kujdes kapaku e të shtohet lëng ftohës, nëse ka nevojë

Lista e testeve

Regjistrimi i transmisionit kryesor (çiftit pinjon-koronë) bëhet nëpërmjet regjistrimit të kushinetave konike të pinjonit

Lista e testeve

Shasia e mjetit lejohet të ndërrohet, kur nuk mund të riparohet

Lista e testeve

Shasia e mjetit lidhet me urat e mjetit vetëm në mënyrë të ngurtë që të bëhet një copësh me ta

Lista e testeve

Konvergjenca jo e rregullt e rrotave drejtuese, mund të shkaktohet gjatë ndërrimit të një elementi të sistemit të drejtimit

Lista e testeve

Kontrolli dhe ndërrimi i kokave të paralelit, sipas kërkesave teknike, në sistemin e drejtimit bëhet më shpesh kur mjeti lëviz në rrugë të drejtë

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 11.00 - 20 149/145 K numri 20 tregon diametrin e brendshëm të gomës që është 20 inç

Lista e testeve

Për të hequr nga mjeti rrotën me gomën e dëmtuar dhe për të vendosur rrotën rezervë duhet që të bëhet lirimi paraprak i dadoçekëve, para ngritjes së rrotës me krik

Lista e testeve