Pyetja 1/60

Testi 102

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një trajnimi periodik

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional varet edhe nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional në raste të veçanta mund të jetë më i madh se 5 vjet

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi i përputhjes së treguesve konstruktive, me ato të shënuara në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi vetëm i gjendjes teknike të sistemit të frenimit

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C, mund të drejtojë kamion që tërheq rimorkio me peshë të përgjithshme 3.5 tonë

Lista e testeve

Në rregullimin e shpejtësisë, drejtuesi i mjetit, duhet të ketë parasysh kohën, që duhet për të arritur në destinacion

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së ndalimit të automjetit (rruga që përshkon mjeti gjatë kohës së reagimit dhe frenimit), përcaktohet edhe në varësi të pjerrësisë së rrugës

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së ndalimit të automjetit (rruga që përshkon mjeti gjatë kohës së reagimit dhe frenimit), nuk varet nga kushtet atmosferike

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me pesë akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, , me peshë maksimale deri në 38000 kg, që ka pesë akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 10000 kg deri në 20000 kg, dhe që ka katër akse

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autosaldatriçja

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autopompa për beton

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio me cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, e përfshin lëvizjen e mjetit me ngarkesë deri në destinacion

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave është vetëm për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave ka vlefshmëri edhe pasi mbaron afati i caktuar

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet dhe i përket vetëm mjetit për të cilin është lëshuar

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i mbeturinave të qytetit

Lista e testeve

Koha e drejtimit të mjetit për një drejtues nuk mund të jetë më shumë se 9 orë në ditë, por duke respektuar pushimin ditor

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet për transport malli me kapacitet nën 3.5 tonë

Lista e testeve

Tahografi dixhital, përbëhet nga ekrani, tastiera, printeri

Lista e testeve

Sipas legjislacionit në transportin rrugor, anëtari i ekuipazhit nënkupton vetëm një drejtues mjeti

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet inspektimit të plotë ku kontrollohet pllaka e instaluar

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të regjistrojnë kohën dhe distancën në të cilin fillon dhe mbyll periudhën e punës ditore

Lista e testeve

Në grafikët e momentit përdredhës dhe fuqisë të motorit me djegie të brendshme trendi i grafikut të fuqisë, në fillim rritet me rritjen e numrit të rrotullimeve, arrin një vlerë maksimale dhe pastaj ulet

Lista e testeve

Nëse vërejmë që motori i automjetit, nuk zhvillon fuqinë e duhur, kjo mund të vijë nga mosvënia në fazë e boshtit të shpërndarjes gazrave

Lista e testeve

Përdorimi i marshit shpejtues bën të mundur shfrytëzimin më të mirë të fuqisë së motorit

Lista e testeve

Një marsh më i ulët përdoret, kur rritet ngarkesa në automjet dhe nevojitet një forcë tërheqjeje më e madhe

Lista e testeve

Rritja e forcës tërheqëse të automjetit është e nevojshme, kur rritet ngarkesa e mjetit

Lista e testeve

Ngarkesa, duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që të mos dalë në pjesën e përparme të mjetit, më shumë se 3/10 e gjatësisë

Lista e testeve

Në rast se një mjet qarkullon me ngarkesë të pa sistemuar, pezullohet leja e qarkullimit për 6 muaj

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, zonë urbane këmbësore është një zonë ku mund të kalojnë mjetet e shërbimit të urgjencës

Lista e testeve

Korsia e shpejtimit është një korsi e destinuar vetëm për qarkullimin e një ose disa kategori automjetesh

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit për transportin me mjete jashtë norme, Licencën e lëshon Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për transportin me mjete jashtë norme, Licencën e lëshon ministria përgjegjëse për transportin

Lista e testeve

Fatura shoqëruese e mallit përpilohet në tre kopje origjinale të cilat nënshkruhen nga dërguesi por jo, nga transportuesi i mallit

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave këshillon për paketimin, markimin dhe vendosjen e etiketave në përputhje me kërkesat e transportit dhe të autoriteteve të Doganave në vendet e tjera

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave nuk informohet për taksat doganore

Lista e testeve

Në mjetet ADR, është i detyrueshëm instalimi i sistemit të frenimit ABS për të gjithë mjetet, pavarësisht nga viti i prodhimit

Lista e testeve

Aksidentet rrugore ndodhin edhe për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme

Lista e testeve

Për të evituar stresin në një situatë emergjence, duhet të vendosni emocionet tuaja nën kontroll, para se të filloni të veproni

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se disa medikamente shkaktojnë uljen e përqendrimit

Lista e testeve

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve profesionale respektimi i pushimeve gjatë udhëtimit sipas rregullave të kërkuara nga legjislacioni

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet nëse djegia i përket gjymtyrëve, kur është e mundur të futen ato në ujë të ftohtë për të lehtësuar dhimbjen

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet të hiqen gjithë mbeturinat e veshjeve të djegura në pjesët e dëmtuara

Lista e testeve

Sistemi i shpërndarjes së gazeve, e merr lëvizjen nga friksioni

Lista e testeve

Konsumimi i lëngut ftohës në motor, mund të ndodh nga rritja e shpejtësisë së lëvizjes mjetit

Lista e testeve

Friksioni mekanik përbëhet vetëm nga disku i friksionit me ferrota

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit të frenimit pneumatik (me ajër) valvola qendrore e frenimit (valvola e frenave të shërbimit)

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit të frenimit pneumatik (me ajër) vetëm sofjeta e frenave

Lista e testeve

Për të siguruar frenim sa më efikas të mjetit, duhet kontroll i konsumimit të gomave

Lista e testeve

Rrotat nuk duhet të ekuilibrohen pas riparimit të gomës

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit siguresat, që mbrojnë sistemin elektrik nga mbingarkesat

Lista e testeve

Dinamo (gjeneratori), kthen energjinë mekanike në energji elektrike

Lista e testeve