Pyetja 1/60

Testi 96

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar një testimi të detyrueshëm praktik për kategorinë më të madhe të ÇAP-it që zotëron

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional nuk varet nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është 10 vjet për drejtuesit që nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç

Lista e testeve

Bëjnë pjesë në automjete makinat e ngarkim-transportit

Lista e testeve

Lejedrejtimi i kategorisë C e lëshuar për persona mbi 65 vjeç, vlen vetëm për drejtimin e mjeteve të transportit të mallrave që nuk e kalojnë peshën 20 tonë me ngarkesë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë kur në rrugë paraqitet një sinjal rreziku

Lista e testeve

Largësia e sigurisë e një mjeti në lëvizje me mjetin që ka para, varet nga perimetri i gomave

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së frenimit të një mjeti rritet, nëse zvogëlohet shpejtësia

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, për mjetet, ngarkesa e të cilave del jashtë karrocerisë

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet gjysmë i lehtë, me dy akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 3500 kg deri në 7500 kg, dhe që ka dy akse

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka shasi, të pajisura me sisteme kapëse për transportin e kontejnerëve apo të shtëpive të lëvizshme, të tipit të unifikuar

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka dhome izotermike apo te izoluar, me apo pa grup frigoriferik, të përshtatshme për transportin e ushqimeve në regjim temperature të kontrolluar

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatur për transportin e të sëmurëve

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë dokumenti i fitimit të pronësisë, me njërën nga format që parashikon Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Autoriteti Rrugor Kombëtar, për autostradat dhe rrugët shtetërore

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira nuk e përfshin transportin e mallrave për llogari të tretëve, në shërbimin taksi

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet dhe i përket vetëm mjetit për të cilin është lëshuar

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Ministria Përgjegjëse për Transportin, për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, çimento të paketuar me thasë

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit e dyta mund të jetë më pak se 30 minuta

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Tahografi dixhital, regjistron në memorien e tij të dhënat sipas datave të qarkullimit me mjet

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet që nuk kanë detyrim për licence operatori për të tretë ose me qira

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë mund të marrin një fletë të regjistruar të tahografit duke firmosur fletën zëvendësuese

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë kontrollojnë vetëm kohët e drejtimit të mjetit ditore dhe javore

Lista e testeve

Mekanizmat e transmetimit të lëvizjes, realizojnë edhe zvogëlimin e ngarkesave përdredhëse dinamike që transmetohen për në motor

Lista e testeve

Fusha e stabilitetit te motorit me djegie të brendshme është zona në të cilën, drejtuesi i mjetit duhet të ndërhyjë në kutinë e shpejtësisë

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik është i pajisur me shpërndarës manual

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) përmirëson qëndrueshmërinë dhe drejtimin e mjetit gjatë frenimit

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) vepron automatikisht kur veprohet në frena

Lista e testeve

Përdorimi i marshit shpejtues bën të mundur zvogëlimin e përqindjes së shfrytëzimit të fuqisë së motorit

Lista e testeve

Në sigurinë e lëvizjes së një kamioni në kthesë, ndikon pozitivisht vendosja e rregullt e ngarkesës

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, zonë urbane këmbësore është një zonë e ndaluar për qarkullimin e biçikletave

Lista e testeve

Korsia e shpejtimit është një korsi që lejon daljen nga autostrada

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira kur kapaciteti transportues i mjetit është 5000 kg

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale transporti i furnizimeve dhe aparaturave mjekësore që nevojiten për emergjenca, në veçanti për katastrofa natyrale dhe nevoja humanitare

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) zbatohet për të gjithë gjatësinë e udhëtimit, si për pjesën e udhëtimit në territorin kombëtar përkatës, ashtu edhe jashtë tij

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) nuk zbatohet për mallrat që prishen

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave nuk ka lidhje me leverdinë ekonomike

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton rregullat e transportit për mbetjet speciale

Lista e testeve

Mund të jetë shkak rreziku, gjatë udhëtimit tipi i automjetit

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja, duhet nëse nuk merr frymë, t’i lirohet goja edhe hunda nga pengesa të mundshme

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkaktohet nga ndryshimi i vazhdueshëm i orareve të ngrënies dhe të gjumit

Lista e testeve

Stresi psikofizik dhe lodhja e drejtuesit të mjetit, gjatë udhëtimit, i shkakton atij, uljen e përqendrimit

Lista e testeve

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve profesionale udhëtimi në mënyrë të vazhdueshme për të paktën gjashtë orë, para mbërritjes në destinacionin

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti ka një rol të rëndësishëm, pasi ai ka kontakte me shumë bankierë

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit të ftohjes së motorëve me djegie të brendshme ventilatori i motorit

Lista e testeve

Kur gjatë lëvizjes me mjet, temperatura e motorit po tenton të rritet mbi atë të lejuar, duhet që pasi të ndalojmë mjetin dhe fikim motorin, të presim sa të ftohet pak dhe pastaj të hapet me kujdes kapaku e të shtohet lëng ftohës, nëse ka nevojë

Lista e testeve

Nëse temperatura e motorit rritet mbi kufijtë e lejuar, shkak mund të jetë këputja apo rrëshqitja e rripit që vë në lëvizje pompën e lëngut ftohës

Lista e testeve

Shtypja e pedalit të friksionit mekanik realizon transmetimin e fuqisë motorike në rrotat drejtuese të mjetit

Lista e testeve

Ura e dytë e një automjeti ka distancë të caktuar nga ura e parë, e vendosur nga konstruktori (ndërtuesi)

Lista e testeve

Në sistemin e drejtimit të automjetit, duhet të kontrollohen shpesh kokat e paralelit

Lista e testeve

Defektimi i një elementi të sistemit të drejtimit, nuk shkakton prishje të qëndrueshmërisë së mjetit në lëvizje

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit të frenimit pneumatik (me ajër) bombola ose rezervuari i ajrit të komprimuar

Lista e testeve

Injektorët në motorët diesel, shërbejnë për të sprucuar naftën në kolektorin e thithjes

Lista e testeve