Pyetja 1/60

Testi 94

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e automjeteve për transport të përzier, me motor me djegie te brendshme

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar një testimi të detyrueshëm praktik për kategorinë më të madhe të ÇAP-it që zotëron

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional nuk varet nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, përfshijnë edhe autoambulancat

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë rimorkio me karroceri të përshtatur për ngarkimin, përpunimin, transportimin e plehrave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Tabela dhe numri i identifikimit të mjeteve, përdoret vetëm për automjetet

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjet, të cilit nuk i është kryer kontrolli teknik në afat më shumë se një muaj nga afati i parashikuar, ndëshkohet me gjobë dhe tërheqje të lejes së qarkullimit deri në kryerjen e kontrollit teknik

Lista e testeve

Për të qarkulluar me një automjet për transport mallrash, drejtuesi i mjetit, duhet të ketë me vete edhe Certifikatën e Formimit Profesional (ADR), për mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme

Lista e testeve

Në autostrada pushimi në korsinë e emergjencës, nuk mund të jetë më shumë se tre orë

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autofshiresja

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti me vinç gru

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka dhome izotermike apo te izoluar, me apo pa grup frigoriferik, të përshtatshme për transportin e ushqimeve në regjim temperature të kontrolluar

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete ngarkim-transporti, kur kalojnë kufijtë e peshave të përcaktuara në Kodin Rrugor

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe lëvizjen e mjetit pa ngarkesë deri në vendin e nisjes

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i një malli, pavarësisht se i kujt është malli që transportohet

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, çimento të paketuar me thasë

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e shërbimeve funerale

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e transportit të ujit të pijshëm

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues mbi 3 tonë

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin udhëtimin ndërmjet shtëpisë dhe vendit të punës

Lista e testeve

Koha maksimale e drejtimit ditor mund të jetë deri në 10 orë por jo më shumë se 2 herë në javë

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, është një periudhë e pandërprerë brenda kohës 24 orësh, pas fundit të pushimit ditor ose javor

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet e përdorur për qëllime të ndihmës humanitare

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet inspektimit të plotë ku kontrollohet pllaka e instaluar

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo dy vjet

Lista e testeve

Në grafikët e momentit përdredhës dhe fuqisë të motorit me djegie të brendshme tregohet vlera e fuqisë në funksion të peshës së mjetit

Lista e testeve

Nëse vërejmë që motori i automjetit, nuk zhvillon fuqinë e duhur, kjo mund të vijë nga rënia e presionit të gazrave mbi piston nga dëmtimi i guarnicionit të testatos

Lista e testeve

Kur konstatoni se motori diesel i mjetit tuaj nxjerr tym të zi në skapamento, kjo mund të vijë nga difektimi i turbokompresorit

Lista e testeve

Nëse gjatë udhëtimit konstatohet se për shkak të ndonjë defekti, funksionojnë vetëm frenat në aksin e pasmë, është e detyrueshme të mbahet në kontroll të vazhdueshëm gjendja teknike e sistemit të frenimit

Lista e testeve

Inercia e lëvizjes së mjetit kur është më e madhe, mundëson ndalimin e mjetit, në një distancë më të vogël frenimi

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke zëvendësuar rregullisht filtrin e ajrit

Lista e testeve

Ngarkesa e vendosur në mjet, si: shtylla, shufra, pllaka ose ngarkesa të ngjashme me to të vendosura horizontalisht, mund të dalin në mënyrë anësore jashtë gabariteve të mjetit

Lista e testeve

Forca centrifugale ekuilibrohet nga forca centripete, gjë që i mundëson automjetit të përshkojë kthesat

Lista e testeve

Transporti me koli mund të kryhet me cisternë

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit, për të tretë dhe me qira, Licenca vlen edhe për transportin për llogari të vet

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira kur kapaciteti transportues i mjetit është nën 1500 kg

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira vetëm mjetet e kryqit të kuq

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) bazohet në mjete transporti (kamionë) ose kontejnerë të sigurt

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) parashikon se, transportuesi nuk është përgjegjës për veprimet ose mosveprimet e personave të tjerë që ofrojnë shërbimin e tyre si të punësuar për të kryer transportin

Lista e testeve

Mallra të rrezikshme nuk janë mallrat që mund të dëmtojnë mjedisin (ujin, tokën, atmosferën, rrjetin ushqimor)

Lista e testeve

Mund të jetë shkak rreziku, gjatë udhëtimit mosha e drejtuesit

Lista e testeve

Situatat e rrezikut mund të evitohen, gjithnjë

Lista e testeve

Aksident në punë është dëmtimi mallit, që transporton një automjet

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar të njohë parimet bazë dhe të hartojë në çdo rast një raport aksidenti

Lista e testeve

Për të evituar stresin në një situatë emergjence, duhet të qëndroni fillimisht larg situatës, që të fitoni sigurinë e nevojshme

Lista e testeve

Në rast se i dëmtuari, i vetëdijshëm, ka një traumë në kafazin e kraharorit, duhet në rast plage të thellë, të pastrohet, dezinfektohet dhe të mjekohet plaga

Lista e testeve

Në sistemin e ftohjes së motorëve me djegie të brendshme, rekomandohet përdorimi i ujit natyral të zakonshëm

Lista e testeve

Nëse temperatura e motorit rritet mbi kufijtë e lejuar, shkak mund të jetë rrjedhja e lëngut ftohës nga pjesë të sistemit të ftohjes

Lista e testeve

Friksioni mekanik shërben për ndezjen e motorit

Lista e testeve

Ndërprerja e lëvizjes në rrotat aktive, mund të shkaktohet nga prishja e kushinetës së friksionit

Lista e testeve

Ekuilibrimi i rrotave të automjeteve, duhet të bëhet vetëm pas vendosjes të një gome të re

Lista e testeve

Shpërndarësi i ajrit në një automjet, mund të dërgojë ajër vetëm në pajisje që komandojnë bllokazhin e motorit

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit gjeneratori (dinamo), i cili prodhon rrymë elektrike dhe karikon baterinë

Lista e testeve

Nëse tentojmë të ndezim motorin, por motorinoja edhe pse merr energji nuk e rrotullon boshtin motorik, mund të slidoj rripi i motorit

Lista e testeve

Pompa e naftës, dërgon naftën, në sasinë dhe kohën e duhur në injektor

Lista e testeve