Pyetja 1/60

Testi 82

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshe mbi 3.5 ton, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar trajnimit periodik dhe të jetë shpallur fitues në testin teorik

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një testimi praktik

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar një testimi të detyrueshëm praktik për kategorinë më të madhe të ÇAP-it që zotëron

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Treguesit konstruktivë(ndërtimorë) dhe funksionale të mjetit, janë të shënuar në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me një mjet, të cilit i është modifikuar shasia dhe nuk ka marrë pëlqimin pas kontrollit të provës, ndëshkohet me gjobë, si dhe merret masa plotësuese e heqjes së lejes së qarkullimit

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C dhe CAP (Certifikatë Aftësie Profesionale), lejohet të drejtojë: automjete për përdorim të veçantë

Lista e testeve

Një ndër kushtet që duhet plotësuar për drejtimin e mjeteve në Shqipëri me lejedrejtimi të lëshuara nga një shtet i huaj, është që drejtuesi të jetë i pajisur me lejedrejtimi kombëtare të modelit të përcaktuar nga marrëveshje Ndërkombëtare ose me lejedrejtimi Ndërkombëtare

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë në pjesë rrugë në të cilat janë derdhur baltë nga rrugët anësore

Lista e testeve

Mjeti i ndaluar ne një rrugë jashtë qendrave të banuara, dhe për çdo ngarkesë të rënë aksidentalisht mbi të, duhet të parasinjalizohet me trekëndëshin e rrezikut, natën, kur i mungojnë ose janë të pamjaftueshme dritat e pasme të vendosura në të

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autoambulanca

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio, me udhëzues rrotash dhe plan të pjerrët ngarkimi, të caktuara vetëm për transportin e makinave

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike vetëlëvizëse, në pjesën e prapme

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Ministria përgjegjëse për transportin

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, e përfshin lëvizjen e mjetit me ngarkesë deri në destinacion

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira e përfshin transportin e mallrave, me kamion ose kompleks mjetesh, për persona fizikë ose juridikë të tjerë

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave mund të bëhet ndërmjet shteteve anëtarë të ECMT/CEMT (Anëtarë të Forumit të Transportit Ndërkombëtar)

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për nevojat e veta

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Ministria Përgjegjëse për Transportin , për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Bashkia, ku ka selinë subjekti për transport me mjete jashtë norme brenda vendit

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin pushimet dhe ndërprerjet kur nuk bëhet punë

Lista e testeve

Periudha e gatishmërisë mbulon edhe periudhën e kohës së pritjes

Lista e testeve

Përjashtohen nga rregullat për orët e drejtuesve të mjeteve dhe nga rregullat e tahografit drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash për më shumë se 4 orë në secilën ditë të javës

Lista e testeve

Tahografi dixhital, ka dy vende për futjen e kartave të regjistrimit

Lista e testeve

Sipas legjislacionit në transportin rrugor, pushim nënkupton çdo periudhë të pandërprerë kohe prej të paktën një ore, kohë të cilën drejtuesi i mjetit vendos lirisht se si ta kalojë.

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk mund ta heqin tahografin për qëllime inspektimi

Lista e testeve

Kur konstatoni se motori diesel i mjetit tuaj nxjerr tym të zi në skapamento, kjo nuk ka lidhje me filtrin e ajrit

Lista e testeve

Djegia e guarnicionit të testatos, mund të shkaktohet nga mbinxehja e tepërt e motorit, për shkak të ndonjë defekti në sistemin e ftohjes

Lista e testeve

Nga mosfunksionimi i mirë i frenave, gjatë frenimit mund të ndodhë një zhvendosje anësore e mjetit nga ana e rrotës që bllokohet e fundit

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke qarkulluar në mënyrë konstante me marshet bazë të lëvizjes (i pari dhe i dyti)

Lista e testeve

Ngarkesa e vendosur në mjet, si: shtylla, shufra, pllaka ose ngarkesa të ngjashme me to të vendosura horizontalisht, mund të dalin në mënyrë anësore jashtë gabariteve të mjetit

Lista e testeve

Drejtuesi i kamionit, dorëzon në destinacion të gjithë dokumentet që shoqërojnë mallin që transporton

Lista e testeve

Forca e inercisë kur rritet, rritet edhe distanca e frenimit

Lista e testeve

Forca motorike është forca mekanike që gjeneron motori termik

Lista e testeve

Forca centrifugale nuk varet nga rezja e kthesës

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të ndodhet në bordin e mjetit së bashku me librin e udhëtimit dhe certifikatën e kontrollit teknik të mjetit

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të tregohet vetëm në doganën e vendit të mbërritjes së mjetit

Lista e testeve

Autoritetet Doganore veprojnë menjëherë ndaj shkelësve të rregullave në rastet dyshuese ose parregullsive

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave zbaton kërkesat e porositësit për transportimin e mallit por jo ato të personit të tretë

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave vepron si ndërmjetës ndërmjet tregtarit të mallrave (dorëzuesit të mallrave) dhe transportuesit të tyre

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton se, Certifikata ATP është dokumenti, nëpërmjet të cilit autoriteti kompetent certifikon një pajisje izotermike për transportin e ushqimeve delikate, në përputhje me standardet ATP

Lista e testeve

Në rast aksidenti rrugor, drejtuesit e mjeteve të përfshira duhet vetëm të presin duke sinjalizuar për rrezikun, nëse nuk mund të lirohet karrexhata nga automjeti i aksidentuar

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor paraqet një plagë me gjak, duhet të bllokohet rrjedhja e gjakut me garzë sterile ose me copë të pastër

Lista e testeve

Në rast se i dëmtuari, i vetëdijshëm, ka një traumë në kafazin e kraharorit, duhet të vendoset i plagosuri në pozicion shtrirë

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se marrja e njëkohshme e medikamenteve dhe alkoolit mund të shkaktojë pasoja negative gjatë udhëtimit

Lista e testeve

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve profesionale dëgjimi i radios me zë të lartë

Lista e testeve

Për të shmangur infeksionet është e nevojshme të tregohet kujdes kur preken objekte të mprehta të cilat duhen sistemuar në vende të parrezikshme

Lista e testeve

Boshti me gunga, në sistemin e shpërndarjes merr lëvizjen nga kutia e shpejtësisë

Lista e testeve

Është pjesë përbërëse e sistemit të vaisjes së detyruar të motorëve me djegie të brendshme: pompa hidraulike e grupit të timonit

Lista e testeve

Kutia e shpejtësisë automatike (kambio automatike), përbëhet nga mekanizma që realizojnë ndryshim të pashkallëzuar, të momentit përdredhës

Lista e testeve

Transmisioni kardanik transmeton lëvizjen në kënde dhe distancë të ndryshueshme, gjatë lëvizjes së mjetit

Lista e testeve

Mostransmetimi i plotë i lëvizjes nga friksioni, mund të shkaktohet nga rënia e vajit në ferrotat e diskut të friksionit

Lista e testeve

Balestrat e automjetit mundësojnë shuarjen e lëkundjeve

Lista e testeve

Nëse timoni paraqitet më i fortë se zakonisht, shkak mund të jetë gjendja teknike jo e mirë e frenave

Lista e testeve

Valvola qendrore e frenimit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), mundëson që të realizohet forcë frenimi proporcionale me korsën e pedalit të frenave të shkelur nga drejtuesi

Lista e testeve

Në pompën e naftës me disa pompeta (me disa seksione), bën pjesë edhe boshti me gunga që komandon pompetat

Lista e testeve