Pyetja 1/60

Testi 67

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë CE

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional varet edhe nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme pa një lejedrejtimi të vlefshme të së njëjtës kategori

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, përfshijnë edhe autovinçat

Lista e testeve

Tabela dhe numri i identifikimit të mjeteve, shërbejnë për identifikimin e ciklomotorëve, motomjeteve, automjeteve dhe rimorkiove

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me një mjet, i cili ka ndryshime në karakteristikat konstruktivë të përcaktuara, ndëshkohet me gjobë dhe I bllokohet mjeti deri në plotësimin e kërkesave teknike e funksionale

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi i gjendjes së xhamave, fenerëve, stopave dhe pamjes së jashtme të automjetit

Lista e testeve

Për të qarkulluar me një automjet për transport mallrash, drejtuesi i mjetit, duhet të ketë me vete edhe Lejen e Transportit të Mallrave, kur mjeti është me peshëmbajtje deri në 1500 kg

Lista e testeve

Drejtuesit e automjeteve duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut (ndezja e të katër sinjaleve njëkohësisht), kur bie shi

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri për transportin e personave në kushte të veçanta dhe që dallohen me ane të një pajisje të veçantë, të përshtatshme për ketë qëllim

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autoambulanca

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjetet e pajisura me gjenerator

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë fotografia e mjetit

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i objekteve të rënda që kalojnë vetëm kufijtë e ngarkesave

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Këshilli i Qarkut, për rrjetin rrugor që i përket qarkut

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është transport që kryhet me pagesë

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira nuk e përfshin transportin e mallrave për llogari të tretëve, në shërbimin taksi

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për të tretë

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është DPSHTRR, për transportin e mallrave të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Bashkia, ku ka selinë subjekti për transportin e mallrave të rrezikshme brenda vendit

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues nga 1.5 tonë deri në 3 tonë

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin periudhat e gatishmërisë

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, është një periudhë e pandërprerë brenda kohës 24 orësh, pas fundit të pushimit ditor ose javor

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet fletë printimi për tahografin për më shumë se 10 ditë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të futë kartën e drejtuesit në folenë përkatëse pasi mjeti të fillojë të lëvize

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të regjistrojë vetëm vendin, në të cilin fillon periudhën e punës ditore

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk mund të kryejnë printime nga kartat e drejtuesit

Lista e testeve

Për të mbajtur sistemin e drejtimit në gjendje të mirë teknike, është e nevojshme të bëhet vetëm kontrolli mbi lëvizjen boshe të volantit të timonit

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik shfrytëzon ngjeshmërinë e ulët të vajit

Lista e testeve

Sistemi kundër rrëshqitjes së rrotave (ASR) vepron vetëm në rrugë me akull

Lista e testeve

Për të siguruar një frenim sa më efikas duhet kontroll periodik i korsës së pedalit të frenave

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke mbajtur motorin, gjatë ndalesave, me pedalin e gazit shkelur

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke mbajtur motorin me numër të lartë të xhirove

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet pengojnë rrëshqitjen e sipërfaqeve në kontakt

Lista e testeve

Rreziku i përmbysjes së kamionit në kthesa rritet, nëse transporton lëngje me cisternë e mbushur më pak se e lejuara

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, vendkalim këmbësorësh është pjesë e rrugës ku nuk mund të kalojnë automjete

Lista e testeve

Subjekti transportues për tu pajisur me autorizimit CEMT, paraqet edhe certifikatën standard të kontrollit të gazrave dhe zhurmave për mjete EURO4, EURO5, EURO6

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) siguron menaxhim të aktivitetit të transportit transit të mallrave me garanci të lartë

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) parashikon se, transportuesi nuk është përgjegjës për veprimet ose mosveprimet e personave të tjerë që ofrojnë shërbimin e tyre si të punësuar për të kryer transportin

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) zbatohet vetëm për verifikimin e numrit të kolive

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave ju ofron tregtareve shërbime për transportin e mallrave

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton se, mjet transportues frigoriferik është mjeti transportues i izoluar i pajisur me ftohësin e vet ose, i shoqëruar bashkë me njësitë e tjera të pajisjes transportuese

Lista e testeve

Situatat e rrezikut duhet të parashikohen nga drejtuesi, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së njerëzve

Lista e testeve

Aksident në punë është aksidentimi i një turisti në bordin e një autobusi, gjatë transportit

Lista e testeve

Në rast të zënies së karrexhatës për shkak të derdhjes së ngarkesës, drejtuesi duhet të sinjalizojë për rrezikun ose pengesën, nëpërmjet vendosjes së sinjalit të rrezikut

Lista e testeve

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet të vlerësojë situatën, me qëllim që të mbrojë të dëmtuarin nga rreziqe të tjera

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përfaqësohet nga opinionet dhe vizioni që klientët kanë për të

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti ka një rol të rëndësishëm, pasi ai ka kontakte me shumë klientë

Lista e testeve

Antifriza që ndodhet në lëngun ftohës, rrit temperaturën e ngrirjes së tij

Lista e testeve

Friksioni hidraulik është pjesë e mekanizmave të transmetimit të lëvizjes

Lista e testeve

Mjetet me kalueshmëri të lartë (me ridoto) kanë kuti shpejtësie suplementare (ridoto) që zëvendëson kutinë e shpejtësisë

Lista e testeve

Vështirësia në ndërrimin e marsheve, mund të shkaktohet nga konsumimi i ferrotave të diskut të friksionit

Lista e testeve

Amortizatorët e automjetit nuk ndihmojnë në ruajtjen e balestrave

Lista e testeve

Bllokazhi i motorit kur përdoret shkakton konsumim të ferrotave të frenave

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit mekanizmi i shpërndarjes së gazeve

Lista e testeve

Nëse dinamoja nuk e karikon baterinë, shkak mund të jetë lirimi i rripit të dinamos

Lista e testeve

Nëse në ndonjë cilindër të motorit diesel nuk realizohet cikli i punës, kjo mund të shkaktohet nga bllokimi i valvolës së dërgimit në pompën e naftës, që i përket atij cilindri

Lista e testeve