Pyetja 1/60

Testi 66

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e gjysmërimorkiatorëve që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional në raste të veçanta mund të jetë më i madh se 5 vjet

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi i gjendjes së xhamave, fenerëve, stopave dhe pamjes së jashtme të automjetit

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi vetëm i madhësisë së konsumimit të elementëve të sistemit të drejtimit

Lista e testeve

Mjetet që transportojnë ngarkesa jashtë norme lejohet ta kalojnë peshën e përgjithshme deri në 20% të peshës maksimale të përgjithshme të shënuar në autorizim

Lista e testeve

Për tu pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C, përgatitja praktike bëhet me automjete të llojit autobus

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së frenimit të automjetit (gjatësia e gjurmës frenimit) varet nga efektshmëria e sistemit të frenimit

Lista e testeve

Në rast të zënies së karrexhatës, për shkak të rënies së ngarkesës nga mjeti, drejtuesi duhet të sinjalizojë rrezikun ose pengesën nëpërmjet vendosjes së sinjalit të rrezikut

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, që ka katër akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autopastruesja

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të përdorura, të blera jashtë Shqipërisë leja e transportit

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike që tërhiqen, në pjesën e prapme

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i mallrave të pandashme, pavarësisht se nuk i tejkalojnë përmasat kufitare të përcaktuara me ligj

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, nuk e përfshin shkarkimin e mallit në destinacion

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, bëhet vetëm kur automjeti i përdorur është pronë e sipërmarrësit të transportit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira e përfshin transportin e mallrave, me kamion ose kompleks mjetesh, për persona fizikë ose juridikë të tjerë

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është transport që kryhet pa pagesë

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, furnizimi i njësive tregtare me vezë, peshk, perime, qumësht, etj., brenda qytetit

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë objekte për shfaqe teatrale

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor fillon pas jo më shumë se 6 periudhave të drejtimit ditor

Lista e testeve

Tahografi dixhital, ka dy vende për futjen e kartave të regjistrimit

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet e përdorur nga shërbimet zjarrfikëse

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet printimet gjatë javës aktuale dhe për 21 ditët e mëparshme, kur drejtuesi është pajisur me kartë tahografi

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet pajisjen e regjistrimit (tahografin) të montuar

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital duhet të përdorë në mënyrë korrekte butonin e mënyrës për regjistrimin e punës tjetër, periudhës së gatishmërisë, pushimit dhe ndërprerjeve

Lista e testeve

Fusha e stabilitetit te motorit me djegie të brendshme përcaktohet, nga zgjedhja e saktë e raportit të kutisë së ndërrimit të shpejtësisë

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet ndërrimi i vajit, vetëm kur ndizet llamba treguese e uljes së presionit të vajit

Lista e testeve

Ndikon në përmirësimin e frenimit vetëm rregullatori i frenimit në funksion të ngarkesës

Lista e testeve

Kufizuesi i shpejtësisë është efikas për shkak se, ai vepron direkt në shkarkimin e motorit

Lista e testeve

Ngarkesa e vendosur në mjet, nuk mund të kalojë peshën e përcaktuar në lejeqarkullimin e tij

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet pengojnë rrëshqitjen e sipërfaqeve në kontakt

Lista e testeve

Rreziku i përmbysjes së kamionit në kthesa rritet, sa më e vogël të jetë lartësia e vendosjes së ngarkesës

Lista e testeve

Transporti me koli mund të kryhet me një mjet me karroceri të hapur

Lista e testeve

Korsia mund të jetë korsi e rezervuar, por jo korsi shpejtimi

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale me disa përjashtime, transporti i rastësishëm i mallrave për/dhe nga aeroporti në rastet kur shërbimet transferohen nga një lloj transporti në tjetrin

Lista e testeve

Autoritetet Doganore nuk japin të dhëna Safe TIR mbi zhdoganimet

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) nuk zbatohet kur transporti rrugor ndërkombëtar i mallrave kryhet nga shtete, institucione apo organizata qeveritare

Lista e testeve

Transportuesi hyn si palë në kontratë në momentin e dorëzimit të mallit tek pritësi i mallit

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban peshën bruto të mallit ose sasinë e tyre të shprehur ndryshe (pako, thasë, shishe etj.

Lista e testeve

ADR përcakton se kufizimet e shpejtësisë për automjetet që transportojnë mallra të rrezikshëm janë - 40 km/orë brenda qendrave të banuara

Lista e testeve

Aksidentet rrugore ndodhin edhe për shkak të dëmtimit të pompës së ujit

Lista e testeve

Në rast të zënies së karrexhatës për shkak të derdhjes së ngarkesës, drejtuesi duhet të sinjalizojë për rrezikun ose pengesën, nëpërmjet vendosjes së sinjalit të rrezikut

Lista e testeve

Në rast të një hemorragjie të jashtme, duhet të mbulohet plaga dhe të bësh që të ecë i dëmtuari, për të shmangur shfaqjen e gjendjes së shokut

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja, duhet të bësh të ecë e të flasësh me të dëmtuarin, për ta mbajtur zgjuar

Lista e testeve

Ushqimi i duhur i drejtuesit të mjetit përbëhet nga ushqime lehtësisht të asimilueshme

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet nga përmirësimi i vazhdueshëm dhe rinovimi i shërbimit

Lista e testeve

Friksioni mekanik përbëhet vetëm nga disku i friksionit me ferrota

Lista e testeve

Kutia e shpejtësisë me ingranazhe (kambio manuale), ka në përbërje sinkronizatorë, të cilët në rast ndërrimi të marshit, përshtatin shpejtësitë rrotulluese të ingranazheve, për të realizuar ingranime të tyre pa kërcitje

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), kjo mund të vijë se është defektuar sistemi i komandimit të friksionit

Lista e testeve

Konvergjenca e rregullt e rrotave drejtuese përcaktohet nga këndi i ndërprerjes se planeve të rrotave drejtuese, i cili është i njëjtë për të gjitha llojet e mjeteve

Lista e testeve

Ndryshimi i pozicionit të aksit të kthimit të rrotës ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë e mjetit gjatë lëvizjes në rrugë të drejtë

Lista e testeve

Defektimi i një elementi të sistemit të drejtimit, nuk shkakton prishje të qëndrueshmërisë së mjetit në lëvizje

Lista e testeve

Gomat e mjeteve me pjesën ballore (pjesa që kontakton me rrugën) tepër të konsumuar, rrisin mundësinë e aksidenteve rrugore

Lista e testeve

Për të hequr nga mjeti rrotën me gomën e dëmtuar dhe për të vendosur rrotën rezervë duhet që pas vendosjes së rrotës rezervë të bëhet ulja nga kriku dhe pastaj të montohen dadoçekët

Lista e testeve

Shkarkimi i baterisë, mund të ndodhë nga këputja e kavos së motorinos

Lista e testeve