Pyetja 1/60

Testi 65

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e automjeteve për transport të përzier, me motor me djegie te brendshme

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar trajnimit periodik dhe të jetë shpallur fitues në testin teorik

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një testimi praktik

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se 5 vjet nga data e lëshimit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është 10 vjet për drejtuesit që nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç

Lista e testeve

Në bazë të kategorive ndërkombëtare, klasifikohen në kategorinë O2: rimorkiot me peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 0.75 tonë

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë vetëm rimorkiot për transportin e mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Gjatë transportit të mallrave ne mjetet me motor, ne rimorkio dhe ne makinat teknologjike kur pesha përgjithshme e mjetit me ngarkese është më e madhe se 5% e peshës së përgjithshme të shënuar në lejen e qarkullimit pronari i mjetit ndëshkohet me gjobë

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C dhe CAP (Certifikatë Aftësie Profesionale), lejohet të drejtojë: autotrena

Lista e testeve

Mjetet e një shteti të huaj lejohet të hyjnë në Shqipëri, edhe kur nuk janë të pajisur me dokumentet e regjistrimit në shtetin e origjinës dhe lejen ndërkombëtare të qarkullimit

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar e një kamioni me peshë të përgjithshme më të madhe se 12 tonë, është 90 km/orë në autostrada

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, kamioni me peshë maksimale mbi 40000 kg

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e pajisur në mënyre të veçantë për transportin e materialeve të klasifikuara të rrezikshme në bazë të ADR-së apo të normave përkatëse të Komunitetit Evropian

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike që tërhiqen, në pjesën e prapme

Lista e testeve

Pajisen me targë përsëritëse që përmbajnë të dhënat e mjeteve tërheqëse, rimorkiot me dy akse

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i ngarkesës së pandashme e cila del jashtë gabariteve të mjetit nga ana e pasme e tij më shumë se 3/10 e gjatësisë së tij

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete që, ndonëse kanë një ngarkesë të pandashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë përmasën gabarite gjatësore, duke përfshirë edhe ngarkesën, më të madhe se kufiri gjatësor gabarite i çdo kategorie mjetesh

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, nuk e përfshin shkarkimin e mallit në destinacion

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i kryer vetëm për llogari të veprimtarisë së vetë subjektit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira mund të kryhet edhe me mjete me kapacitet mbajtës 1000 kg

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për nevojat e veta

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, çimento të paketuar me thasë

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin formalitetet administrative ose punën e lidhur me detyrimet ligjore ose direkt të lidhur me operacionet specifike të transportit

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, është një periudhë e pandërprerë brenda kohës 24 orësh, pas fundit të pushimit ditor ose javor

Lista e testeve

Periudha e gatishmërisë mbulon edhe kohën e shoqërimit të mjetit në traget

Lista e testeve

Tahografi i vendosur në mjet, regjistron shpejtësinë e lëvizjes së mjetit në varësi të kohës

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet e përdorur për largimin e ujerave të zeza

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas çdo ndërhyrje në tahograf

Lista e testeve

Është pjesë e mekanizmave të transmetimit të lëvizjes boshti motorik

Lista e testeve

Ndikon në përmirësimin e frenimit sistemi i frenimit kundër bllokimit(ABS)

Lista e testeve

Si pjesë e sistemit të frenimit, rregullatori i presionit në funksion i ngarkesës rregullon intensitetin e forcës frenimit sipas ngarkesës së automjetit

Lista e testeve

Freni i motorit (bllokazhi i motorit) lejon vetëm ngadalësimin e mjetit

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) na lejon të përdorim goma të konsumuara mbi normat e lejuara

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke shfrytëzuar motorin me maksimumin e xhirove të lejuara

Lista e testeve

Drejtuesi i kamionit, kur është përgjegjës për mallin, nuk duhet të nënshkruajë proces-verbalin në rast se rezultojnë diferenca në dorëzimin e mallit

Lista e testeve

Drejtuesi i kamionit, është përgjegjës vetëm në rastet kur transportohen mallra të specializuara

Lista e testeve

Korsia e ngadalësimit është një korsi e veçantë, për të lejuar daljen e mjeteve nga një karrexhatë në mënyrë që të mos shkaktojë ngadalësimin e mjeteve që nuk marrin pjesë në një manovër të tillë

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet, Licencën e lëshon Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për transportin ndërmjet dy e më shumë shteteve anëtare të Konferencës Evropiane te Ministrave të Transportit(CEMT), Autorizimin e lëshon Shoqata Kombëtare Shqiptare e Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugorë (ANALTIR)

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet, Licencën e lëshon Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale me disa përjashtime, transporti i gjësë së gjallë me mjete të konstruktuara, ose të konvertuara në mënyrë permanente

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) standardizon kushtet që rregullojnë kontratën e transportit

Lista e testeve

Transportuesi nuk mban përgjegjësi për humbjen apo dëmtimin e mallrave apo, për çdo dëm që u shkaktohet pasagjerëve

Lista e testeve

Aksident në punë është pirja e tepruar e alkoolit gjatë periudhave të pushimit

Lista e testeve

Aksidentet rrugore ndodhin edhe për shkak të mosfunksionimit të amortizatorëve

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar të largojë menjëherë mjetin nga vendi i ngjarjes për mos bllokimin e trafikut

Lista e testeve

Në rast se i dëmtuari, i vetëdijshëm, ka një traumë në kafazin e kraharorit, duhet në rast të plagës së dukshme dhe të thellë, të shtypet menjëherë me një copë të pastër

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të ndërgjegjësohet për domosdoshmërinë e një ushqimi të balancuar

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet të hiqen gjithë mbeturinat e veshjeve të djegura në pjesët e dëmtuara

Lista e testeve

Sistemi i shpërndarjes së gazeve, përbëhet nga xhuntot kardanike

Lista e testeve

Dalja nga faza e boshtit të shpërndarjes së gazrave, mund të shkaktohet nga këputja e dhëmbëve të rrotës së dhëmbëzuar, të vetë boshtit të vënies në fazë

Lista e testeve

Friksioni hidraulik punon me vajin e motorit

Lista e testeve

Mjetet me kalueshmëri të lartë (me ridoto) kanë kuti shpejtësie suplementare (ridoto) që zëvendëson kutinë e shpejtësisë

Lista e testeve

Në urën e parë të automjetit janë të montuar suspencionet (balestra, susta apo jastëk ajri)

Lista e testeve

Zvogëlimi i efektshmërisë së frenimit të mjetit mund të shkaktohet nga një bllokim i mundshëm në valvolën qendrore të frenimit

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 11.00 - 20 149/145 K numri 20 tregon diametrin e brendshëm të gomës që është 20 inç

Lista e testeve

Goma e tipit me kamerdare ka shënimin “TUBOTYPE”

Lista e testeve

Në pompën e naftës me disa pompeta (me disa seksione), bën pjesë edhe boshti me gunga që komandon pompetat

Lista e testeve