Pyetja 1/60

Testi 64

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një testimi praktik

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është 10 vjet për drejtuesit që nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç

Lista e testeve

Automjetet për përdorim të veçantë, janë mjete në të cilat lejohet transporti i personelit dhe materialeve që kanë lidhje me ciklin operativ të mekanizmave që transportojnë

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, çdo rimorkio që tërhiqet nga një mjet për përdorim të veçantë

Lista e testeve

Automjetet duhet të jenë të pajisura detyrimisht me sinjalin e lëvizshëm shumë funksionesh për ndihmë

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C dhe CAP (Certifikatë Aftësie Profesionale), lejohet të drejtojë: automjete për transport të veçantë

Lista e testeve

Lejedrejtimi i lëshuar nga një shtet i huaj, zëvendësohet me lejedrejtimi shqiptare nga organet e DPSHTRR-së, pas plotësimit të kushteve të kërkuara

Lista e testeve

Lejedrejtimi i lëshuar nga një shtet i huaj, zëvendësohet me lejedrejtimi shqiptare nga organet e Policisë Rrugorë

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me dy akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 7600 kg deri 18000 kg, dhe që ka dy akse

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse të artikuluar”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, dhe që ka katër akse

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autopastruesja

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio që ka shasi, të pajisura me sisteme kapëse për transportin e kontejnerëve apo të shtëpive të lëvizshme, të tipit të unifikuar

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë fotografia e mjetit

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale pa e pasur me vete autorizimin, megjithëse e ka marrë atë, i nënshtrohet vetëm masës administrative me pezullim të lejes së qarkullimit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i një malli, pavarësisht se i kujt është malli që transportohet

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transport ndërkombëtar të mallrave për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Bashkia, ku ka selinë subjekti për transport me mjete jashtë norme brenda vendit

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e pastrimit të borës

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit e dyta mund të jetë më pak se 30 minuta

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit mund të jetë disa herë më më pak se 15 minuta

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, e reduktuar, mund të jetë më pak se 9 orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga rregullat për orët e drejtuesve të mjeteve dhe nga rregullat e tahografit drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash, më larg se 25 km nga qendra e operimit

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet që transportojnë pajisje të cirkut ose panairit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet fletë printimi për tahografin për më shumë se 30 ditë

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet ndërrimi, çdo muaj, i ujit antifrizë në sistemin e ftohjes

Lista e testeve

Konsumi ekonomik i karburantit arrihet, duke përdorur një marsh që lejon të mbahet një numër rrotullimesh afër atij, të konsumit specifik minimal te karburantit

Lista e testeve

Një marsh më i ulët përdoret, për të arritur një shpejtësi më të madhe të automjetit

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që cisterna të jetë e mbushur jo më tepër se 97%

Lista e testeve

Forca e inercisë është e njëjtë për automjetet që lëvizin me të njëjtën shpejtësi

Lista e testeve

Forca motorike është forca e gravitetit të automjetit

Lista e testeve

Forca e rezistencës aerodinamike ndaj lëvizjes është proporcionale me katrorin e shpejtësisë së automjetit

Lista e testeve

Transporti me koli mund te kryhet me betonierë

Lista e testeve

Korsia e shpejtimit është një korsi që lejon daljen nga autostrada

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme, Licencën e lëshon Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për certifikatë për transport mallrash brenda vendit mjetet që transportojnë çimento në thasë për shitje

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale transporti i mallrave me mjete rrugore me motor, pesha e përgjithshme e lejueshme me ngarkesë e të cilëve, duke përfshirë edhe rimorkiot nuk i kalon 6 ton ose, kur ngarkesa e dobishme e lejuar përfshirë rimorkiot nuk i kalon 3.5 ton

Lista e testeve

Subjekti transportues pajiset me autorizim të ri, edhe kur nuk kthen autorizimet CEMT-it të papërdorura

Lista e testeve

Karneta TIR mund të përdoret vetëm për dy transporte TIR

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban emrin dhe adresën e dërguesit të mallit, emrin dhe adresën e transportuesit të mallit si dhe emrin dhe adresën e marrësit (pritësit) të mallit

Lista e testeve

Për vlerësimin e saktë të rrezikut, gjatë udhëtimit, është e rëndësishme, niveli i shërbimit të ndërmarrjes së transportit të drejtuesit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar t’i udhëzojë pasagjerët për daljet e emergjencës dhe të mundësojë evakuimin e tyre për çdo eventualitet të rrezikshëm

Lista e testeve

Të ndihmosh një të dëmtuar në rrugë nuk është e detyrueshme

Lista e testeve

Kur i dëmtuari paraqet gjendje shoku duhet të shtrihet në tokë, të mbulohet dhe, të mbahen të ngritura gjymtyrët e poshtme

Lista e testeve

Ushqimi i duhur i drejtuesit të mjetit konsiston, në ngrënien e sasive të larta të mishit të kuq

Lista e testeve

Stresi psikofizik dhe lodhja e drejtuesit të mjetit, gjatë udhëtimit, i shkakton atij, uljen e përqendrimit

Lista e testeve

Mekanizmi bjellë-manivelë, në motorët me djegie të brendshme ka në përbërje boshtin me gunga

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit të ftohjes së motorëve me djegie të brendshme boshti i shpërndarjes

Lista e testeve

Regjistrimi i transmisionit kryesor (çiftit pinjon-koronë) kërkon regjistrimin e vetëm të njërës kushinetë

Lista e testeve

Ura e dytë e një automjeti lidhet me shasinë nëpërmjet suspensioneve (balestra apo jastëk ajri)

Lista e testeve

Ekuilibrimi i rrotave të automjeteve, bëhet në pajisje ekuilibruese që përdoren nga specialistë përkatës

Lista e testeve

Antingrirësi, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), vendoset pas rregullatorit të presionit të ajrit

Lista e testeve

Një frenim jo i mirë ose i çekuilibruar i mjetit, mund të shkaktohet nga tipi i kompresorit të ajrit të sistemit të frenimit

Lista e testeve

Kur automjeti juaj është i pajisur me sistemin ABS ju detyron që të ndiqni mjetet përpara jush në një distancë më të afërt

Lista e testeve

Sistemi i ushqimit të motorëve me djegie të brendshme, është i njëjtë si për ato që punojnë me naftë dhe për ato që punojnë me benzinë

Lista e testeve