Pyetja 1/60

Testi 43

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional në raste të veçanta mund të jetë më i madh se 5 vjet

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Në bazë të kategorive ndërkombëtare, klasifikohen në kategorinë O1: rimorkiot me peshë maksimale me ngarkesë jo më të madhe se 0.75 tonë

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar e një kamioni me peshë të përgjithshme 3.5 tonë deri në 12 tonë, është 40 km/orë në rrugët urbane

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugët interurbane dytësore, është 60 km/orë për makinat e ngarkim-transportit, kur janë pa ngarkesë

Lista e testeve

Largësia e sigurisë e një mjeti në lëvizje me mjetin që ka para, varet nga kushtet atmosferike

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së frenimit të automjetit (gjatësia e gjurmës frenimit) zvogëlohet, nëse koeficienti i fërkimit midis rrugës dhe gomës është i vogël

Lista e testeve

Drejtuesit e automjeteve duhet të aktivizojnë sinjalizimin e ndritshëm të rrezikut (ndezja e të katër sinjaleve njëkohësisht), kur është kohë me mjegull

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autopompa

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autoambulanca

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë leja e drejtimit të mjetit

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike vetëlëvizëse, në pjesën e përparme

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete me rimorkio ose gjysmërimorkio që përdoren vetëm për transportin e kontejnerëve, që i kalojnë kufijtë e përmasave të përcaktuara në Kodin Rrugor

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, përfshihet vetëm transporti ndërkombëtar i mallrave

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave lejohet të transferohet

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, furnizimi i njësive tregtare me peshk nga jashtë qytetit

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e transportit të ujit të pijshëm

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet transit për të tretë nga portet, për në stacionet e hekurudhore

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit duhet të jetë jo më pak se 50 minuta

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, e reduktuar, është të paktën 9 orë pa ndërprerje, por jo me shume se 3 here ne jave

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor duhet të jetë jo më pak se 60 orë të vazhdueshme

Lista e testeve

Tahografi i vendosur në mjet, tregon kohën e ndërprerjeve të drejtimit të automjetit nga drejtuesit

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet për transport malli me kapacitet mbi 3.5 tonë për përdorim për të tretë ose me qira që pajisen me licencë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit të pajisur me tahograf dixhital, në qarkullim, duhet të ketë në mjet printimet gjatë javës aktuale dhe për 21 ditët e mëparshme, kur drejtuesi është pajisur me kartë tahografi

Lista e testeve

Për të mbajtur sistemin e drejtimit në gjendje të mirë teknike, është e nevojshme të bëhet ndërrimi i kokave sferike, vetëm para kontrollit teknik vjetor të mjetit

Lista e testeve

Për të mbajtur sistemin e drejtimit në gjendje të mirë teknike, është e nevojshme të bëhet vetëm kontrolli i grupit të timonit

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik është i pajisur me rezervuar ajri

Lista e testeve

Si pjesë e sistemit të frenimit, rregullatori i presionit në funksion i ngarkesës ndërvepron funksionalisht me amortizatorët

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) rrit efektivitetin e frenimit kur aplikohet presioni i duhur dhe i vazhdueshëm mbi pedalin e frenave

Lista e testeve

Nga mosfunksionimi i mirë i frenave, gjatë frenimit mund të ndodhë konsum i tepërt i lëngut qarkullues të frenave

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që të merret në konsideratë edhe temperatura e avullimit

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet janë forca që lindin kur dy sipërfaqe në kontakt fërkohen ndërmjet tyre

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, vendkalim këmbësorësh mund të gjendet vetëm në rrugë interurbane

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit për llogari të vet, Certifikatën e lëshon Bashkia

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) është dokumenti i vetëm që legjitimon ndërmarrjen pronare të transportit dhe duhet të ndodhet në bordin e mjetit

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) me vlefshmëri një vit kalendarik ka ngjyrë të verdhë

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale vajtja pa ngarkesë e mjeteve të transportit të mallrave, të dërguar për të zëvendësuar një mjet të difektuar në një vend tjetër, dhe gjithashtu kthimi, pas riparimit, i mjetit të difektuar

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) zbatohet kur vendi i pranimit të mallit dhe vendi i parashikuar për dorëzimin e tij janë të ndryshëm, por të paktën njëri prej tyre bën pjesë në Konventë

Lista e testeve

Kontrata e transportit është konsensuale

Lista e testeve

Aksidentet rrugore ndodhin edhe për shkak të mosfunksionimit të amortizatorëve

Lista e testeve

Në rast të një hemorragjie të jashtme, duhet të ndalohet absolutisht që i dëmtuari të pijë ujë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të ndërgjegjësohet në mënyrë të veçantë, për të shfrytëzuar në maksimum mjetin duke hipur në të, brenda kapaciteve të lejuar, çdo udhëtar që ja kërkon këtë jashtë agjencive

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dinë se stresi psikologjik nuk ka ndikim negativ në drejtimin e mjetit

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet të dezinfektohen djegiet me alkool

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, për të kontribuar në cilësinë e shërbimit, duhet të firmosë lejen e qarkullimit, pas kryerjes së kolaudimit të mjetit

Lista e testeve

Vaji lubrifikues i motorëve, duhet të ketë viskozitetin e nevojshëm edhe gjatë punës

Lista e testeve

Rënia e presionit të vajit, mund të shkaktohet nga bllokimi i pompës hidraulike të timonit

Lista e testeve

Kur gjatë lëvizjes konstatojmë se presioni i vajit (që tregohet në manometër) po shkon drejt zeros, duhet të rrisim shpejtësinë për të arritur sa më shpejt në servis

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), mund të jenë konsumuar ferrotat

Lista e testeve

Defektimi i diferencialit, mund të shkaktohet nga fryrja e gomave mbi normat e lejuara

Lista e testeve

Balestrat e automjetit shërbejnë për lidhjen elastike të shasisë me urat

Lista e testeve

Konvergjenca jo e rregullt e rrotave drejtuese, shkakton konsumim uniform të gomave

Lista e testeve

Kapja e gomave të mjetit me rrugën, zvogëlohet nga rritja e ngarkesave që transportohen

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit gjeneratori (dinamo), i cili prodhon rrymë elektrike dhe karikon baterinë

Lista e testeve