Pyetja 1/60

Testi 33

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e gjysmërimorkiatorëve që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshe mbi 3.5 ton, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, përfshijnë edhe autovinçat

Lista e testeve

Është tregues konstruktiv (ndërtimor) i automjeteve, fuqia e motorit

Lista e testeve

Lejedrejtimi i kategorisë C është e vlefshme për 5 vjet, kur lëshohet apo konfirmohet për persona që e kanë kaluar moshën 65 vjeç

Lista e testeve

Një ndër kushtet që duhet plotësuar për drejtimin e mjeteve në Shqipëri me lejedrejtimi të lëshuara nga një shtet i huaj, është që nëse lejedrejtimi nuk është sipas marrëveshjeve Ndërkombëtare, ai duhet të shoqërohet nga një përkthim zyrtar në shqip

Lista e testeve

Lejedrejtimi i lëshuar nga një shtet i huaj, mund të konvertohet në lejedrejtimi shqiptare, nëse është lëshuar nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe mbajtësi i saj ka marrë lejen e banimit në Republikën e Shqipërisë

Lista e testeve

Largësia e sigurisë e një mjeti në lëvizje me mjetin që ka para, varet nga gjendja jo e rregullt teknike e sistemit të frenimit të mjetit

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me pesë akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, , me peshë maksimale deri në 38000 kg, që ka pesë akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autopastruesja

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti me vinç gru

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autofshiresja

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatur për transportin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët e mbuluara me dëborë

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të përdorura, të blera jashtë Shqipërisë leja e transportit

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, nuk e përfshin ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, konsiderohet transporti i kryer vetëm për llogari të veprimtarisë së vetë subjektit

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave mund të bëhet ndërmjet shteteve anëtarë të ECMT/CEMT (Anëtarë të Forumit të Transportit Ndërkombëtar)

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për të tretë

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Ministria Përgjegjëse për Transportin , për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet e shërbimeve bankare

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Periudha e gatishmërisë mbulon edhe periudhën e kohës së pushimit

Lista e testeve

Përjashtohen nga rregullat për orët e drejtuesve të mjeteve dhe nga rregullat e tahografit drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash për më shumë se 4 orë në secilën ditë të javës

Lista e testeve

Sipas legjislacionit në transportin rrugor, pushim nënkupton çdo periudhë të pandërprerë kohe prej të paktën një ore, kohë të cilën drejtuesi i mjetit vendos lirisht se si ta kalojë.

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet inspektimit periodik i cili kryhet çdo dy vjet

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk mund ta heqin tahografin për qëllime inspektimi

Lista e testeve

Fusha e stabilitetit te motorit me djegie të brendshme lidhet me grafikët e momentit përdredhës dhe fuqisë

Lista e testeve

Për të mbajtur sistemin e drejtimit në gjendje të mirë teknike, është e nevojshme të bëhet ndërrimi i kokave sferike, vetëm para kontrollit teknik vjetor të mjetit

Lista e testeve

Vendosja e ngarkesës në pjesën e parë të mjetit, mund të sjell konsumim më të madh të gomave të përparme të mjetit

Lista e testeve

Forca centripete është forca që i lejon një trupi trupi të përshkojë një lëvizje rrethore

Lista e testeve

Për vlerësimin e ngarkesave të mjetit, drejtuesi duhet të dije se, masa maksimale teknikisht e lejuar e kamionëve me ngarkesë të plotë, tregohet në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor zonë me trafik të kufizuar, është zona që përjashton lëvizjet e këmbësorëve

Lista e testeve

Korsia mund të jetë korsi e rezervuar, por jo korsi shpejtimi

Lista e testeve

Korsia e specializuar mund të jetë e destinuar për qarkullimin e automjeteve që kanë gjithnjë të drejtën e parakalimit

Lista e testeve

Xhepi i ndalimit është pjesë e rrugës brenda karrexhatës e destinuar për qëndrimin e mjeteve

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për certifikatë për transport mallrash brenda vendit mjetet që transportojnë vezë, peshk të freskët, perime të freskëta, qumësht e prodhime të tij, për furnizimin e njësive tregtare kur ato ndodhen brenda qytetit

Lista e testeve

Në marrëveshjen e vendeve anëtare të CEMT është përjashtuar nga kërkesa për leje transporti bilaterale ose multilaterale me disa përjashtime, transporti i pjesëve të këmbimit dhe furnizimet për anijet dhe avionët ndër-oqeanikë

Lista e testeve

Transportuesi është person fizik ose juridik

Lista e testeve

Transportuesi gjatë marrjes në dorëzim të mallit, kontrollon saktësinë e deklarimeve në faturën shoqëruese të mallit për sa i përket numrit të pakove, shenjave dhe numrave të tyre

Lista e testeve

Transportuesi nuk mund të kërkojë një faturë të veçantë shoqëruese për çdo lloj malli më vete

Lista e testeve

Spedicioneri i mallrave aplikon shërbime në grup për të siguruar leverdi ekonomike

Lista e testeve

Mund të jetë shkak rreziku, gjatë udhëtimit tipi i automjetit

Lista e testeve

Aksident në punë është dëmtimi fizik i drejtuesit të mjetit gjatë veprimeve të ngarkim shkarkimit, që shkakton paaftësi të përkohshme në punë

Lista e testeve

Kur i dëmtuari paraqet gjendje shoku duhet të shtrihet me gjymtyrët e poshtme të ngritura nga trupi

Lista e testeve

Në rast se i dëmtuari paraqet një ose më shumë fraktura në gjymtyrë, duhet në rast të thyerjes së kockës dhe kocka ka dalë jashtë, të përpiqesh ta rivendosësh përsëri në pozicionin e saj normal

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet, edhe nga gjykimet e punëmarrësve

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti nuk ka rëndësi, pasi është një sektor që nuk është subjekt i konkurrencës

Lista e testeve

Fashot e vajit në motor, pengojnë kalimin e vajit në dhomën e djegies

Lista e testeve

Termostati në sistemin e ftohjes, shërben për të rregulluar sasinë e lëngut ftohës që kalon për ftohje në radiator

Lista e testeve

Pompa e vajit në motorët me djegie të brendshme, dërgon vajin me presion, vetëm në qafat e boshtit të shpërndarjes

Lista e testeve

Ndërrimi i vajit të motorit, bëhet sa herë konstatojmë rënie të presionit të tij

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), mund të jenë lagur ferrotat e friksionit me vaj

Lista e testeve

Mosfunksionimi i mirë dhe defektimi i kutisë së shpejtësisë, mund të shkaktohet nga përdorimi i gjatë i marsheve, pa i ndërruar

Lista e testeve

Sistemi i drejtimit ka në përbërje të tij paralelin dhe koka sferike

Lista e testeve

Një frenim jo i mirë ose i çekuilibruar i mjetit, mund të shkaktohet nga vendosja keq e ngarkesës që transportohet

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit volanti i motorit

Lista e testeve