Pyetja 1/60

Testi 28

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e automjeteve për transport të përzier, me motor me djegie te brendshme

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit që drejtojnë mjete për transport mallrash me shpejtësi maksimale të autorizuar më të vogël se 45 km/orë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një trajnimi periodik

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se 5 vjet nga data e lëshimit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se afati i vlefshmërisë së kategorisë respektive të leje drejtimit të mbajtësit të saj

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Bëjnë pjesë në automjete autokampet

Lista e testeve

Rimorkiot për transport të veçantë kanë pajisje të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit, të cilat mund të jenë rimorkio që transportojnë sonda shpimi ose shkallë për ndërhyrje në lartësi

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, çdo rimorkio që tërhiqet nga një mjet për përdorim të veçantë

Lista e testeve

Gjatë transportit të mallrave ne mjetet me motor, ne rimorkio dhe ne makinat teknologjike si burim prove për kontrollin e peshës së ngarkesave shërben deklarimi i drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Për tu pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C, përgatitja praktike bëhet me automjete të llojit autotren

Lista e testeve

Në autostrada pushimi në korsinë e emergjencës, nuk mund të jetë më shumë se tre orë

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, që ka katër akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka betonierë

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, autocisterna

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio e përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete me rimorkio ose gjysmërimorkio që përdoren vetëm për transportin e kontejnerëve, që i kalojnë kufijtë e përmasave të përcaktuara në Kodin Rrugor

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale kur këto mjete janë makina ngarkim-transportit dhe tejkalojnë përmasat gabarite kufitare të lejuara, përveç masave të tjera i nënshtrohen edhe masës administrative me pezullim të lejes së qarkullimit

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, bën pjesë transporti ndërkombëtar i mallrave, i cili mund të jetë për llogari të vet

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave mund të jetë për të tretë

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i orendive e pajisjeve shtëpiake

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë objekte për shfaqe teatrale

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet kapaciteti transportues i të cilave është deri në 1.5 tonë

Lista e testeve

Koha maksimale e drejtimit ditor është si rregull 9 orë me disa ndërprerje

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit e dyta mund të jetë më pak se 30 minuta

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, është një periudhë e pandërprerë brenda kohës 24 orësh, pas fundit të pushimit ditor ose javor

Lista e testeve

Periudha e gatishmërisë mbulon edhe kohën e pritjes gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të mjetit

Lista e testeve

Tahografi i vendosur në mjet, tregon kohën e ndërprerjeve të drejtimit të automjetit nga drejtuesit

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet për transport malli me kapacitet mbi 3.5 tonë për përdorim për të tretë ose me qira që pajisen me licencë

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet shërbimi teknik i motorit, vetëm para kontrollit teknik vjetor

Lista e testeve

Konsumi ekonomik i karburantit arrihet, duke përdorur në mënyrë të vazhdueshme, ndërrimin e marsheve

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon përdorimi i karburanteve jocilësorë

Lista e testeve

Ngarkesa, duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që mos kalohet më shumë se 10 % e lartësisë maksimale të parashikuar në lejen e qarkullimit, por brenda lartësisë prej 4 metra

Lista e testeve

Ngarkesa, duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që të paktën të mos mbulojë njërën nga targat e mjetit

Lista e testeve

Drejtuesi i kamionit, duhet të vazhdojë drejtimin e mjetit edhe pse ndihet keq nga ana shëndetësore

Lista e testeve

Forca centrifugale vepron në një automjet, kur përshkon një kthesë

Lista e testeve

Për vlerësimin e ngarkesave të mjetit, drejtuesi duhet të dije se, ngarkesa e dobishme është sa masa e mjetit “i gatshëm për udhëtim”

Lista e testeve

Transporti me koli me një koli të vetme shumë të rëndë, kryhet duke e vendosur atë, sa më afër aksit të parë të mjetit

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit, për të tretë dhe me qira, Licencën e lëshon Bashkia

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për certifikatë për transport mallrash brenda vendit mjetet që transportojnë mbeturinat që dalin nga pastrimi i qyteteve dhe shërbimeve të tjera publike në qytete

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) ka liberalizuar transportin për të tretë dhe me qira vetëm në vendet anëtare të BE

Lista e testeve

Subjekti transportues mund të kryejë transport mallrash në një vend të CEMT pa kufizime ose pengesa

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) nuk zbatohet për transportet brenda BE

Lista e testeve

Marrëveshja ATP përcakton karakteristikat izotermike të mjeteve të transportit në regjim temperature të kontrolluar

Lista e testeve

Në rastin e një aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit duhet ta mbrojë një të plagosur, që nuk mund të spostohet nga karrexhata

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor paraqet një plagë me gjak, duhet të mos mbulohet plaga për të lehtësuar mpiksjen spontane të gjakut

Lista e testeve

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet të distancohet dhe të presë ndihmë pa bërë asgjë

Lista e testeve

Në rast aksidenti, ai që jep ndihmën duhet t'i japë medikamente të dëmtuarit, edhe pa pasur kompetencën e duhur

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti kushtëzon mendimet e klientëve

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, për të kontribuar në cilësinë e shërbimit, duhet të punojë në mënyrë që të garantojë sigurinë maksimale

Lista e testeve

Boshti motorik në motorët me djegie të brendshme, përbëhet nga qafat e bjellave me të cilat mbështetet në bllokun e cilindrave

Lista e testeve

Koka e motorit (testata) në brendësi ka kanale për qarkullimin e vajit dhe të lëngut ftohës

Lista e testeve

Sistemi i shpërndarjes së gazeve, realizon futjen e ajrit në cilindrat e motorit, sipas ciklit të punës të çdo cilindri

Lista e testeve

Antifriza që ndodhet në lëngun ftohës, parandalon ngrirjen e lëngut ftohës në motor në kohë ngricash

Lista e testeve

Vajisja e motorëve me djegie të brendshme realizohet në të gjitha rastet, vetëm me anë të spërkatjes nga rrotullimi i mekanizmit bjellë-manivelë

Lista e testeve

Në sistemin e drejtimit të automjetit, duhet të kontrollohet hapësira boshe e rrotullimit të timonit

Lista e testeve

Rrotat nuk duhet të ekuilibrohen pas riparimit të gomës

Lista e testeve

Ndikon në konsumimin jo uniform të gomave të automjetit: konvergjenca e mirë e rrotave drejtuese

Lista e testeve

Turbokompresori në motorët me djegie të brendshme, realizon ulje të fuqisë së motorit

Lista e testeve