Pyetja 1/60

Testi 26

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave me peshë nën 3.5 ton

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional është i detyrueshëm të bëhet një here në tre vjet për drejtuesit e mjeteve me moshë mbi 50 vjeç

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional nuk varet nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Bëjnë pjesë në automjete autobusët

Lista e testeve

Automjetet për transport të veçantë, janë të pajisur në mënyrë të përhershme me mekanizma specialë që i shërbejnë qëllimit të transportit

Lista e testeve

Kontrolli teknik kryhet çdo gjashtë muaj për të gjitha mjetet rrugore

Lista e testeve

Gjatë kontrollit teknik të automjeteve, bëhet verifikimi vetëm i madhësisë së konsumimit të elementëve të sistemit të drejtimit

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së frenimit të automjetit (gjatësia e gjurmës frenimit) zvogëlohet, nëse koeficienti i fërkimit midis rrugës dhe gomës është i vogël

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i kamionëve që tërheqin rimorkio, me peshë të përgjithshme mbi 3.5 tonë

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 30000 kg deri në 32000 kg, dhe që ka katër akse

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me tre akse i artikuluar”, mjeti i artikuluar i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale deri në 15000 kg, dhe që ka tre akse,

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti me pedane apo kosh të ngritshem

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete teke ose që formojnë mjet me rimorkio, të cilat kanë në mënyrë të përhershme pajisje të veçanta të paraqitura në lejet përkatëse të qarkullimit, të destinuara vetëm për transportin e mjeteve që kalojnë kufijtë e përmasave të parashikuar në Kodin Rrugor

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Autoriteti Rrugor Kombëtar, për autostradat dhe rrugët shtetërore

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Këshilli i Qarkut, për rrjetin rrugor që i përket qarkut

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, nuk përfshihet transporti i mallrave nga transportues që nuk e kanë selinë në Shqipëri

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira nuk e përfshin transportin e mallrave për llogari të tretëve, në shërbimin taksi

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave lejohet të transferohet

Lista e testeve

Certifikata e transportit është dokument që mbahet në mjet që u lëshohet vetëm mjeteve që kryejnë transporte mallrash për të tretë

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues nga 1.5 tonë deri në 3 tonë

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet me kapacitet transportues mbi 3 tonë

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor lejohet te reduktohet me pak se 45 ore, por jo te jete me e vogël se 24 ore te vazhdueshme

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor mund të reduktohet më pak se 24 orë

Lista e testeve

Përjashtohen nga rregullat për orët e drejtuesve të mjeteve dhe nga rregullat e tahografit drejtuesit e mjeteve që transportojnë me qira dhe për të tretë, një kategori të caktuar mallrash të cilat me udhëzim të veçantë të Ministrit përgjegjës për transportin mund të transportohen pa licencë

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport mallrash, më larg se 50 km nga qendra e operimit

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo vit

Lista e testeve

Momenti përdredhës që u transmetohet rrotave udhëzuese rritet duke vendosur marshe të larta

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet ndërrimi i filtrit të ajrit, sipas të dhënave që jepen në librin e shërbimeve

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik gjeneron ajër me presion të destinuar për elementët e frenimit

Lista e testeve

Si pjesë e sistemit të frenimit, konverteri pneumo-hidraulik gjeneron presion pneumatik me qëllim që të veprojë në elementet frenimit

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) ndikon në ruajtjen e formës rrethore të gomës

Lista e testeve

Nëse gjatë udhëtimit konstatohet se për shkak të ndonjë defekti, funksionojnë vetëm frenat në aksin e pasmë, është e detyrueshme të zvogëlohet distanca e sigurisë nga mjeti që kemi përpara

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon puna jonormale e turbokompresorit

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet favorizojnë uljen e konsumit te karburantit

Lista e testeve

Korsia e ngadalësimit është një korsi e veçantë, për të lejuar daljen e mjeteve nga një karrexhatë në mënyrë që të mos shkaktojë ngadalësimin e mjeteve që nuk marrin pjesë në një manovër të tillë

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira mjetet që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për Licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira transit për të tretë nga portet për në stacionet e hekurudhore

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të tregohet në të gjitha doganat ku kalon mjeti

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave për të tretë ose me qira ose për nevojat e veta përfshin ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban emrin dhe adresën e dërguesit të mallit, emrin dhe adresën e transportuesit të mallit si dhe emrin dhe adresën e marrësit (pritësit) të mallit

Lista e testeve

ADR përcakton se çdo lëndë e rrezikshme ka Numrin Personal të Njohjes që formohet nga simboli UN dhe katër numra

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar të japë ndihmën e parë, në rast aksidenti

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja, duhet të bësh të ecë e të flasësh me të dëmtuarin, për ta mbajtur zgjuar

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkaktohet nga përdorimi i ajrit të kondicionuar, gjatë udhëtimit

Lista e testeve

Për të shmangur infeksionet nëse është e mundur duhen përdorur doreza, në pamundësi qeska të pastra plastike për izolimin e duarve dhe ruajtjen e tyre

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet të shuhen flakët me batanije ose materiale të tjera të ngjashme

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, kur nuk është pronar, duhet të vishet në mënyre etike dhe profesionale

Lista e testeve

Në motorët me djegie të brendshme, valvolat hapen dhe mbyllen nga veprimi i sustave të montuara te boshti me gunga

Lista e testeve

Kutia e shpejtësisë me ingranazhe (kambio manuale) mund të ndërrohet pa problem, me një kambio të një tipi tjetër

Lista e testeve

Transmisioni kryesor (çifti pinjon-koronë) shërben për ti dhënë lëvizjen diferencialit nga transmisioni karadanik

Lista e testeve

Sistemi i drejtimit, është një nga sistemet kryesorë të mjetit që ndikon në sigurinë rrugore

Lista e testeve

Ekuilibrimi i rrotave të automjeteve, bëhet në pajisje ekuilibruese që përdoren nga specialistë përkatës

Lista e testeve

Kompresori i ajrit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), dërgon ajër të komprimuar në rezervuar ,duke mbajtur presionin e tij në vlera të lejuara

Lista e testeve

Një frenim jo i mirë ose i çekuilibruar i mjetit, mund të shkaktohet nga çarja e ndonjë tubacioni të qarkullimit të ajrit në sistemin e frenimit

Lista e testeve

Shkarkimi i baterisë, mund të ndodhë nga mos kontakti i mirë i masës

Lista e testeve

Injektorët në motorët diesel, shërbejnë për të sprucuar naftën në kolektorin e thithjes

Lista e testeve