Pyetja 1/60

Testi 21

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e gjysmërimorkiatorëve që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash që punojnë për të tretë në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e autotrenave që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme pa një lejedrejtimi të vlefshme të së njëjtës kategori

Lista e testeve

Automjetet për transport të përzier, bëjnë pjesë në kategorinë e kamionëve

Lista e testeve

Në bazë të kategorive ndërkombëtare, klasifikohen në kategorinë O3: rimorkiot me peshë maksimale me ngarkesë më të madhe se 0.75 tonë, por jo më të madhe se 3.5 tonë

Lista e testeve

Bën pjesë në sistemet e pajimit të rimorkiove mekanizmi i lidhjes me mjetin që e tërheq

Lista e testeve

Për tu pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C, përgatitja praktike bëhet me automjete teke me peshë të përgjithshme më të madhe se 12 tonë, gjatësi mbi 8 m dhe që realizojnë shpejtësi mbi 80 km/orë

Lista e testeve

Largësia e sigurisë e një mjeti në lëvizje me mjetin që ka para, varet nga pjerrësia e rrugës

Lista e testeve

Gjatësia e rrugës së frenimit të automjetit (gjatësia e gjurmës frenimit) varet nga pjerrësia e rrugës

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, që ka katër akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka cisterne për transportin e lëngjeve apo të ujërave të zeza

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatur për transportin e të sëmurëve

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autosaldatriçja

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të përdorura, të blera jashtë Shqipërisë dokumenti i çregjistrimit të mjetit nga organi përkatës i vendit nga vjen

Lista e testeve

Pajisen me targë përsëritëse që përmbajnë të dhënat e mjeteve tërheqëse, rimorkiot që kanë me shumë se një aks

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është i ndaluar të kryhet pa licencën përkatëse, përjashtuar disa lloje mallrash

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira nuk e përfshin transportin e mallrave për llogari të tretëve, në shërbimin taksi

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira mund të kryhet edhe me mjete me kapacitet mbajtës 1000 kg

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave mund të bëhet ndërmjet shteteve anëtarë të ECMT/CEMT (Anëtarë të Forumit të Transportit Ndërkombëtar)

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i orendive e pajisjeve shtëpiake

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë

Lista e testeve

Periudha e gatishmërisë mbulon edhe kohën e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Tahografi i vendosur në mjet, tregon kohën e drejtimit të mjetit për çdo drejtues, kur mjeti drejtohet nga disa drejtues

Lista e testeve

Tahografi dixhital, ka vetëm një vend për futjen e kartës

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për të tretë ose me qira

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet me kazan vetëshkarkues

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo 6 muaj

Lista e testeve

Nëse vërejmë që motori i automjetit, nuk zhvillon fuqinë e duhur, kjo mund të vijë nga rënia e presionit të gazrave mbi piston, për shkak të çregjistrimit të valvolave

Lista e testeve

Për të mbajtur frenat në gjendje të mirë, është i nevojshëm kontrolli i trashësisë së ferrotave të frenave

Lista e testeve

Sistemi kundër rrëshqitjes së rrotave (ASR) funksionon mbi bazën e sinjaleve të marra nga sensorët e shpejtësisë së rrotave dhe sensorit të këndit të timonit

Lista e testeve

Për të siguruar një frenim sa më efikas duhet kontroll periodik vetëm për tubacionet

Lista e testeve

Ndotja atmosferike e prodhuar nga mjetet me motor mund të zvogëlohet duke shfrytëzuar në mënyrë të vazhdueshme motorin me numrin maksimal të rrotullimeve të boshtit të motorit

Lista e testeve

Mjeti nuk mund të vazhdojë udhëtimin, nëse dalja gjatësore e ngarkesës, nuk është sinjalizuar nëpërmjet tre apo më shumë paneleve speciale katërkëndore, të veshura me material fluoreshent e reflektues

Lista e testeve

Forca motorike mundëson lëvizjen e automjetit, me anë të sistemit të transmisionit

Lista e testeve

Forca e peshës është proporcionale me masën e trupit

Lista e testeve

Korsia e specializuar është një korsi e destinuar për mjetet që kryejnë manovra të caktuara, si parakalim, ngadalësim, shpejtim, manovra për qëndrim etj.

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit për të tretë dhe me qira, Licencën e lëshon Këshilli i Qarkut

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) nuk autorizon transportin e mallrave ndërmjet një vendi që bën pjesë në CEMT dhe një vendi që nuk bën pjesë

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) nuk garanton përfitime ekonomike për shtetet

Lista e testeve

Karneta TIR është një dokument doganor tranziti që përdoret për të provuar ekzistencën e një garancie ndërkombëtare për taksat dhe doganat, për mallrat që transportohen në sistemin TIR

Lista e testeve

Transportuesi është person fizik ose juridik

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban përshkrimin në përgjithësi, të natyrës së mallit që transportohet, mënyrën e paketimit dhe, në rastin e transportit rrugor të mallrave të rrezikshme, përshkrimin e përpiktë të tyre

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja, duhet të shihet nëse merr frymë duke i vënë dorën në pjesën anësore të poshtme të gjoksit, ose mbi bark

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dine se marrja e ekstazisë mund të çojë në vjellje, takikardi dhe konfuzion

Lista e testeve

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve profesionale përputhja sa më shumë të jetë e mundur e rrëgjimit të zakonshëm gjumë-zgjim e drejtuesit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, për të kontribuar në cilësinë e shërbimit, duhet të njohë të paktën dy gjuhë

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, kur nuk është pronar, duhet të jetë i kujdesshëm

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, kur nuk është pronar, duhet të jetë i bindur

Lista e testeve

Vaji lubrifikues i motorëve, duhet të ketë viskozitetin e nevojshëm edhe gjatë punës

Lista e testeve

Ndërrimi i vajit të motorit, pas riparimit të motorit duhet të bëhet më shpejt se zakonisht

Lista e testeve

Nëse pas shtypjes se pedalit të friksionit ai nuk arrin të bëjë shkëputjen e xhirove (nuk ndan), mund të jenë konsumuar ferrotat

Lista e testeve

Në urën e parë të automjetit të pajisur me diferencial, janë të montuar grushtet e kthimit ose çernierat kardanike të rrotave drejtuese

Lista e testeve

Sistemi i drejtimit ka në përbërje të tij vetëm grupin e timonit

Lista e testeve

Në sistemin e drejtimit të automjetit, duhet të kontrollohet hapësira boshe e rrotullimit të timonit

Lista e testeve

Bllokazhi i motorit shërben për mbajtjen e mjetit të ndaluar në vend, në rrugë me pjerrësi

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 315/80 R 22.5 154/150 M germa R është tregues i shpejtësisë së lejuar për gomën

Lista e testeve

Kur blejmë goma të reja për mjetin, është e nevojshme që të peshohet goma

Lista e testeve