Pyetja 1/60

Testi 20

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e automjeteve për transport të përzier, me motor me djegie te brendshme

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë CE

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se 5 vjet nga data e lëshimit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional varet edhe nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale i jep të drejtën mbajtësit të saj të drejtojë mjetin kur nuk ka një leje drejtimi të vlefshme për drejtimin e atij mjeti

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, rimorkio të përshtatura, për transportin në rrugë të mjeteve hekurudhore

Lista e testeve

Treguesit konstruktivë(ndërtimorë) dhe funksionale të mjetit, janë të shënuar në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Automjetet duhet të jenë të pajisura detyrimisht me pajisje për fikjen e zjarrit

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar e një kamioni me peshë të përgjithshme më të madhe se 12 tonë, është 60 km/orë në rrugët interurbane kryesore

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë deri në ndalim të plotë, kur këmbësorët në rrugë vonojnë të largohen

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i mjeteve që tejkalojnë vetëm përmasat kufitare të lejuara

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet gjysmë i lehtë, me dy akse”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 3500 kg deri në 7500 kg, dhe që ka dy akse

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me pesë akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, , me peshë maksimale deri në 38000 kg, që ka pesë akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka shasi me krahë për transportin e trupave të lidhur

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autofshiresja

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete ngarkesa e pandashme e të cilave del jashtë përmasave gabarite tërthore të mjeteve

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, bën pjesë transporti ndërkombëtar i mallrave, i cili mund të jetë për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, bën pjesë vetëm transporti i mallrave për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, lejohet të kryhet në të gjitha rastet pa certifikatë

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira mund të kryhet edhe me mjete me kapacitet mbajtës 1000 kg

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë pjesë këmbimi për mjetet e difektuara në rrugë

Lista e testeve

Futen në grupin e mjeteve që kryejnë transport mallrash, për të tretë ose me qira dhe që nuk kanë nevojë për licencë, mjetet që transportojnë objekte për shfaqe teatrale

Lista e testeve

Periudha e pushimit ditor, kur është pa ndërprerje duhet të jetë jo më pak se 11 orë

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në automjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport për llogari të vet

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet për transport malli me kapacitet mbi 3,5 ton për përdorim vetjak

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas çdo ndërhyrje në tahograf

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë kontrollojnë vetëm kohët e drejtimit të mjetit ditore dhe javore

Lista e testeve

Për të mbajtur motorin në gjendje të mirë teknike, duhet të bëhet ndërrimi i filtrit të ajrit, sipas të dhënave që jepen në librin e shërbimeve

Lista e testeve

Ndikon në përmirësimin e frenimit tahografi

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik përdor ajër të ngjeshur dhe vaj

Lista e testeve

Sistemi kundër bllokimit të rrotave(ABS) na lejon të ndjekim mjetet përpara nesh në një distancë më të afërt se zakonisht

Lista e testeve

Nëse gjatë udhëtimit konstatohet se për shkak të ndonjë defekti, funksionojnë vetëm frenat në aksin e pasmë, është e detyrueshme të zhvendoset ngarkesa në pjesën e pasme të mjetit kur ka mundësi

Lista e testeve

Inercia e lëvizjes së mjetit është më e madhe në ngjitje, se në zbritje

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që të merret në konsideratë edhe temperatura e avullimit

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet ndikojnë në uljen e qendrës së gravitetit të automjetit

Lista e testeve

Për vlerësimin e ngarkesave të mjetit, drejtuesi duhet të dije se, masa maksimale teknikisht e lejuar e kamionëve me ngarkesë të plotë, tregohet në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Në transportin e mallrave brenda vendit për të tretë dhe me qira, Licencën e lëshon Këshilli i Qarkut

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) nuk garanton përfitime ekonomike për shtetet

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) siguron menaxhim të aktivitetit të transportit transit të mallrave me garanci të lartë

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave për të tretë ose me qira ose për nevojat e veta përfshin vetëm lëvizjen e mjetit me ngarkesë

Lista e testeve

Fatura shoqëruese e mallit përpilohet në tre kopje origjinale të cilat nënshkruhen nga dërguesi por jo, nga transportuesi i mallit

Lista e testeve

Mallra të rrezikshme nuk janë mallrat që mund të dëmtojnë mjedisin (ujin, tokën, atmosferën, rrjetin ushqimor)

Lista e testeve

Aksident në punë është dëmtimi i sistemit eshtëror muskulor gjatë procesit të zëvendësimit të një gome.

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dinë se duhet të ndalojnë udhëtimin, kur ndiejnë se janë të lodhur

Lista e testeve

Për të shmangur infeksionet duhet të shmangim çdo kontakt me të aksidentuarin

Lista e testeve

Në rast se si pasojë e një aksidenti rrugor, ka pasur zjarr dhe viktima paraqet djegie, duhet nëse djegia i përket gjymtyrëve, kur është e mundur të futen ato në ujë të ftohtë për të lehtësuar dhimbjen

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet nga ndjeshmëria ekologjike dhe kujdesi për mbrojtjen e mjedisit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti ka një rol të rëndësishëm, pasi ai ka kontakte me autoritete doganore

Lista e testeve

Motorët me djegie të brendshme janë vetëm me dy cilindra

Lista e testeve

Pistoni në motorët me djegie të brendshme, lidhet me kollodokun

Lista e testeve

Është pjesë përbërëse e sistemit të vaisjes së detyruar të motorëve me djegie të brendshme: pompa e lëngut ftohës

Lista e testeve

Transmisioni kardanik ka si pjesë përbërëse dhe ridoton

Lista e testeve

Bllokazhi i diferencialit përdoret në rast xhirimi të njërës prej rrotave aktive, në baltë apo akull

Lista e testeve

Sistemi i frenimit pneumatik (me ajër) gjen përdorim në të gjithë automjetet me peshë të përgjithshme nën 3.5 tonë

Lista e testeve

Nëse goma e automjetit është me presion fryrje më të madh se i rekomanduari, pjesa kontaktuese me rrugën (batistrada e gomës), konsumohet në pjesën qendrore

Lista e testeve

Bateria, gjendet në të gjitha mjetet rrugore

Lista e testeve

Motorino, duhet të jetë në punë gjatë gjithë kohës që motori qëndron i ndezur

Lista e testeve