Pyetja 1/60

Testi 9

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash drejtuesit e gjysmërimorkiatorëve që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një testimi praktik

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pa ju nënshtruar një trajnimi periodik

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se 5 vjet nga data e lëshimit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Bëjnë pjesë në automjete artikularët

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, rimorkio me karroceri në përputhje me automjetin, për përdorim të veçantë, të cilit i është caktuar

Lista e testeve

Kontrolli teknik verifikon nëse mjetet garantojnë sigurinë në qarkullim, si dhe ndotja nuk i kalon kufijtë e caktuar ligjor

Lista e testeve

Lejedrejtimi i kategorisë C ka vlefshmëri mbi 5 vjet, kur lëshohet apo konfirmohet për persona me të meta fizike

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugët interurbane dytësore, është 40 km/orë për makinat bujqësore pa rrota gome

Lista e testeve

Ndalohet qarkullimi në rrugët interurbane kryesore dhe në autostrada, i mjeteve të mbuluar me tendë

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjetet e pajisura me gjenerator

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për transporte të veçantë, rimorkio, me udhëzues rrotash dhe plan të pjerrët ngarkimi, të caktuara vetëm për transportin e makinave

Lista e testeve

Klasifikohet si rimorkio për përdorim të veçantë, rimorkio e përshtatur për transportin në rruge të mjeteve hekurudhore

Lista e testeve

Pajisen me targë përsëritëse që përmbajnë të dhënat e mjeteve tërheqëse, makinat teknologjike që tërhiqen

Lista e testeve

Konsiderohet transport jashtë norme transporti i kryer me mjete që, ndonëse kanë një ngarkesë të pandashme që del jashtë gabariteve nga ana e pasme më pak se 3/10, kanë përmasën gabarite gjatësore, duke përfshirë edhe ngarkesën, më të madhe se kufiri gjatësor gabarite i çdo kategorie mjetesh

Lista e testeve

Transporti me mjete jashtë norme, bëhet me autorizim të lëshuar nga Pushteti lokal, për rrugët në varësi të tij

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, e përfshin lëvizjen e mjetit me ngarkesë deri në destinacion

Lista e testeve

Transporti i mallrave për llogari të vet, i kryer me mjete të transportit të mallrave me kapacitet mbi 3.5 tonë, bëhet kur automjeti i përdorur është pronë ose i marrë me qira nga ndërmarrja dhe drejtuesi i tij është punonjës i kësaj ndërmarrje

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira është transport që kryhet me pagesë

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transport ndërkombëtar të mallrave për të tretë dhe me qira

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Bashkia, ku ka selinë subjekti për transportin e mallrave të rrezikshme brenda vendit

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i orendive e pajisjeve shtëpiake

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin udhëtimin ndërmjet shtëpisë dhe vendit të punës

Lista e testeve

Koha maksimale e drejtimit ditor mund të jetë e ndarë në 2 herë me jo më shumë se 5 orë në drejtim

Lista e testeve

Periudha e ndërprerjeve të drejtuesit të mjetit është periudha gjatë të cilës drejtuesi nuk mund të kryejë asnjë drejtim ose punë tjetër

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet me shpejtësi të autorizuar maksimale deri në 40 km në orë

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet pas një modifikimi çfarëdo të mjetit

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë mund ta heqin tahografin për qëllime inspektimi

Lista e testeve

Freni i motorit (bllokazhi i motorit) është efikas veçanërisht në shpejtësi të larta

Lista e testeve

Sistemi kundër rrëshqitjes së rrotave (ASR) vepron vetëm në rrugë me akull

Lista e testeve

Nëse gjatë udhëtimit konstatohet se për shkak të ndonjë defekti, funksionojnë vetëm frenat në aksin e pasmë, është e detyrueshme të zvogëlohet presioni në gomat e aksit të përparmë

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon ecja me goma të shfryra

Lista e testeve

Ngarkesa, duhet të sistemohet mbi mjet në mënyrë të tillë që mund të dalë anash mbi 50 cm nga dritat e pozicionit

Lista e testeve

Vendosja e ngarkesës në pjesën e parë të mjetit, mund të sjell rritje të presionit të ajrit në sistemin e frenimit në rrotat e pasme

Lista e testeve

Në rast se një mjet qarkullon me ngarkesë të pa sistemuar, merret vetëm masa administrative me gjobë

Lista e testeve

Forca e rezistencës aerodinamike ndaj lëvizjes është proporcionale me fuqinë maksimale të motorit

Lista e testeve

Në prishjen e qëndrueshmërisë së mjetit, kur lëviz në rrugë të drejtë, ndikon presioni i ulët dhe i ndryshëm i fryrjes së gomave në të njëjtin aks

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për transportin ndërkombëtar të mallrave të rrezikshme, Licencën e lëshon Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet, Certifikatën e lëshon Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor

Lista e testeve

Licenca CEMT ( Konferenca Evropianë e Ministrave të Transportit) duhet të tregohet në të gjitha doganat ku kalon mjeti

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) nuk lejon transportin intermodal ndërkombëtar të mallrave

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave për të tretë ose me qira ose për nevojat e veta përfshin vetëm lëvizjen e mjetit me ngarkesë

Lista e testeve

Dërguesi i mallit është përgjegjës për dëmin që i shkakton transportuesit për shpenzimet e paketimit te parregullt të mallit

Lista e testeve

Në rastet e zënies së karrexhatës për shkaqe aksidentale, mjetet që vijnë pas, duhet të sinjalizohen me trekëndëshin e rrezikut të paktën, 100m pas automjetit në rrugët interurbane kryesore, në rast se kemi bllokuar qarkullimin

Lista e testeve

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë të dridhura, lëkurë shumë e zbehtë dhe djersë të ftohta në ballë

Lista e testeve

Kur i dëmtuari paraqet gjendje shoku duhet të ngrihet për të ecur që të riaktivizohet qarkullimi i gjakut

Lista e testeve

Ushqimi i duhur i drejtuesit të mjetit gjatë udhëtimit, të konsumojë një sasi të madhe kafeje për të larguar gjumin

Lista e testeve

Në rast aksidenti, ai që i jep ndihmën e parë një të lënduari duhet të përcaktojë menjëherë, nëse ai i ka të gjitha funksionet jetësore kryesore

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti duhet të dijë të konsultohet me manualin e përdorimit dhe mirëmbajtjes të mjetit

Lista e testeve

Mekanizmi bjellë-manivelë, në motorët me djegie të brendshme e merr lëvizjen nga boshti motorik

Lista e testeve

Dalja nga faza e boshtit të shpërndarjes së gazrave, mund të shkaktojë deformim të pistonit, bjellës apo testatës

Lista e testeve

Dalja nga faza e boshtit të shpërndarjes së gazrave, mund të shkaktohet nga nga këputja e rripit trapezoidal

Lista e testeve

Friksioni mekanik përdoret dhe në kamionë të rëndë

Lista e testeve

Në urën e parë të automjetit janë të montuar suspencionet (balestra, susta apo jastëk ajri)

Lista e testeve

Nëse timoni paraqitet më i fortë se zakonisht, shkak mund të jetë prania e pajisjes hidraulike në grupin e timonit

Lista e testeve

Valvola qendrore e frenimit, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), mund të jetë me pistonçinë dyqarkore, për të dërguar ajrin veç në sofjetat e rrotave të para dhe veç në sofjetat e rrotave të pasme

Lista e testeve

Nëse motorino e xhiron motorin, por nuk realizon numrin minimal të xhirove, shkak mund të jetë tension i lartë i baterisë

Lista e testeve

Filtri i ajrit në motorët me djegie të brendshme, nuk ndikon në konsumin e çiftit piston-cilindër

Lista e testeve