Pyetja 1/60

Testi 3

Janë të detyruar të pajisen me Certifikatë Aftësimi Profesional për transport mallrash te gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me lejedrejtimi të kategorisë CE

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave, kur përdoren për transport vetjak

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e kamionëve me peshë mbi 3.5 ton që kryejnë transport mallrash për të tretë

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional varet edhe nga mosha e drejtuesit të mjetit

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional në raste të veçanta mund të jetë më i madh se 5 vjet

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Rimorkiot për përdorim të veçantë, transportojnë përherë mekanizma të veçantë dhe mund të jenë, çdo rimorkio që tërhiqet nga një mjet për përdorim të veçantë

Lista e testeve

Është tregues konstruktiv (ndërtimor) i automjeteve, gjatësia dhe gjerësia e valixheve që mund të vendosen në mjet

Lista e testeve

Automjetet duhet të jenë të pajisura detyrimisht me sistemin e lëvizjes prapa

Lista e testeve

Gjatë transportit të mallrave ne mjetet me motor, ne rimorkio dhe ne makinat teknologjike kur pesha përgjithshme e mjetit me ngarkese është më e madhe se 5% e peshës së përgjithshme të shënuar në lejen e qarkullimit drejtuesi i mjetit ndëshkohet me gjobë

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar e një kamioni me peshë të përgjithshme 3.5 tonë deri në 12 tonë, është 60 km/orë në rrugët interurbane dytësore

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë kur në rrugë paraqitet një sinjal rreziku

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të përshtatshme për ngarkimin, përpunimin, transportin dhe shkarkimin e mbeturinave të forta të qyteteve

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, automjeti që ka karroceri të veçantë, me udhëzues rrotash dhe plan të pjerrët ngarkimi, të caktuara vetëm për transport automjetesh

Lista e testeve

Bën pjesë në dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e automjeteve të reja (të papërdorura), të blera jashtë Shqipërisë leja e transportit

Lista e testeve

Pajisen me targa që përmbajnë të dhënat e regjistrimit, makinat teknologjike që tërhiqen, në pjesën e prapme

Lista e testeve

Pajisen me targë përsëritëse që përmbajnë të dhënat e mjeteve tërheqëse, rimorkiot që kanë me shumë se një aks

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale pa marrë autorizim përkatës, përveç masave të tjera i nënshtrohet edhe masës administrative me pezullim të lejedrejtimit

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, përfshin edhe ngarkimin e mjetit

Lista e testeve

Transporti rrugor i mallrave, e përfshin lëvizjen e mjetit me ngarkesë deri në destinacion

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, bën pjesë transporti ndërkombëtar i mallrave, i cili mund të jetë për llogari të vet

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave nuk mund të hiqet edhe kur kjo gjë kërkohet nga mbajtësi i saj

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për transportin ndërkombëtar të mallrave për llogari të vet

Lista e testeve

Përfshihet në llojet e mallrave që transportohen për llogari të vet brenda vendit dhe që nuk kanë nevojë për certifikatë, transporti i orendive e pajisjeve shtëpiake

Lista e testeve

Koha e punës kushtuar gjithë veprimtarive të transportit rrugor përfshin drejtimin e mjetit

Lista e testeve

Koha maksimale e drejtimit ditor mund të jetë deri në 10 orë por jo më shumë se 2 herë në javë

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor duhet të jetë jo më pak se 60 orë të vazhdueshme

Lista e testeve

Tahografi, vendoset në të gjitha automjetet e transportit te mallrave

Lista e testeve

Kontrolli i funksionimit të tahografit analog realizohet nëpërmjet inspektimit të plotë çdo vit

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk lejohet të inspektojnë pajisjen e regjistrimit

Lista e testeve

Mekanizmat e transmetimit të lëvizjes, realizojnë edhe zvogëlimin e ngarkesave përdredhëse dinamike që transmetohen për në motor

Lista e testeve

Djegia e guarnicionit të testatos, mund të shkaktohet nga mungesa e shtrëngimit të duhur të testatos

Lista e testeve

Freni elektropneumatik i motorit (bllokazhi i motorit) vepron vetëm nëse kutia e shpejtësisë është vendosur në marsh

Lista e testeve

Në rritjen e ndotjes së mjedisit ndikon ecja me marsh të ulët dhe me xhiro të larta

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që të merret në konsideratë vetëm lloji i lëngut

Lista e testeve

Forca e inercisë kundërshton ngadalësimin e automjetit

Lista e testeve

Forca motorike është forca e gravitetit të automjetit

Lista e testeve

Forcat e fërkimit që veprojnë në një automjet janë forca që lindin kur dy sipërfaqe në kontakt fërkohen ndërmjet tyre

Lista e testeve

Korsia mund të jetë korsi emergjence, por jo për kalimin e mjeteve të ndihmës së shpejtë

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave Licenca për transport ndërkombëtar mallrash për të tretë dhe me qira vlen edhe për transport mallrash për llogari të vet brenda dhe jashtë vendit

Lista e testeve

Nuk kanë nevojë për licencë për transport mallrash për të tretë dhe me qira mjetet që transportojnë objekte për çfaqje teatrale

Lista e testeve

Sistemi TIR (Konventa doganore për transport ndërkombëtar të mallrave me mbulesë të TIR-karnet) siguron menaxhim të aktivitetit të transportit transit të mallrave me kosto të ulëta

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) standardizon kushtet që rregullojnë kontratën e transportit

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) mund të zbatohet edhe kur automjeti që mbart mallrat, gjatë udhëtimit, transportohet me rrugë detare, hekurudhore, ujëra të brendshme ose rrugë ajrore dhe malli nuk shkarkohet nga automjeti

Lista e testeve

Marrëveshja ATP është marrëveshja mbi transportin të ushqimeve delikate në regjim temperature të kontrolluar

Lista e testeve

Në rastet e zënies së karrexhatës për shkaqe aksidentale, mjetet që vijnë pas, duhet të sinjalizohen me trekëndëshin e rrezikut të paktën 50m pas automjetit, kur jemi në autostrada

Lista e testeve

Në rast aksidenti rrugor, drejtuesi i mjetit nëse ka të plagosur, në çdo rast duhet të thërresë ndihmën e shpejtë

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor paraqet një plagë me gjak, duhet të lahet me ujë nëse plaga është ndotur me dhera

Lista e testeve

Drejtuesit e mjeteve duhet të dinë se duhet të ndalojnë udhëtimin, kur kanë mare ilaçe që mund të komprometojnë aftësinë e tyre të drejtimit

Lista e testeve

Stresi psikofizik i drejtuesit profesionist të mjetit shkaktohet nga kryerja e aktivitetit të punës, gjatë kohës së pushimit të detyruar

Lista e testeve

Gjatë aktivitetit profesional pajisjet personale mbrojtëse nuk janë mjete për sigurimin e shëndetit të drejtuesve

Lista e testeve

Motorët me djegie të brendshme janë vetëm me dy kohë

Lista e testeve

Dalja nga faza e boshtit të shpërndarjes së gazrave, mund të shkaktohet nga nga mos ndërrimi i rripit të pompës së ujit

Lista e testeve

Kutia e shpejtësisë me ingranazhe (kambio manuale) shërben vetëm për të ndryshuar shpejtësinë e lëvizjes

Lista e testeve

Antingrirësi, në sistemin e frenimit pneumatik (me ajër), vendoset pas kompresorit të ajrit dhe para rregullatorit të presionit të ajrit

Lista e testeve

Shpërndarësi i ajrit në një automjet, mund të dërgojë ajër vetëm në pajisje që komandojnë bllokazhin e diferencialit

Lista e testeve

Në gomën për kamion, me shënimin 12.00 R 20 154/149 L numri 12.00 tregon se diametri i diskut është 1200 mm

Lista e testeve

Është e nevojshme të kontrollohet gjendja e dadoçekëve të rrotave të mjetit, vetëm kur kemi kontrollin teknik të detyrueshëm

Lista e testeve

Është pjesë e sistemit elektrik të automjetit mekanizmi i shpërndarjes së gazeve

Lista e testeve

Pompaçia (pompa e presionit të ulët) në motorin diesel, mund të jetë mekanike

Lista e testeve