Pyetja 1/60

Testi 1

Përjashtohen nga detyrimi për tu pajisur me Certifikatë të Aftësimit Profesional për transport mallrash drejtuesit e mjeteve të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për transport mallrash

Lista e testeve

Rinovimi i Certifikatës së Aftësimit Profesional bëhet pasi mbajtësi i sajë ti jetë nënshtruar një testimi të detyrueshëm praktik për kategorinë më të madhe të ÇAP-it që zotëron

Lista e testeve

Afati i vlefshmërisë së Certifikatës së Aftësimit Profesional është jo më i madh se afati i vlefshmërisë së kategorisë respektive të leje drejtimit të mbajtësit të saj

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale është e vlefshme edhe për transportet jashtë vendit

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme pa një lejedrejtimi të vlefshme të së njëjtës kategori

Lista e testeve

Certifikata e Aftësisë Profesionale nuk është e vlefshme për transportet brenda vendit

Lista e testeve

Treguesit konstruktivë(ndërtimorë) dhe funksionale të mjetit, nuk janë të shënuar në lejen e qarkullimit

Lista e testeve

Bën pjesë në sistemet e pajimit të rimorkiove mekanizmi i lidhjes me mjetin që e tërheq

Lista e testeve

Kontrolli teknik i mjetit rrugor quhet i përfunduar me lëshimin e certifikatës përkatëse

Lista e testeve

Një drejtues mjeti i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C, mund të drejtojë makina bujqësore

Lista e testeve

Shpejtësia maksimale e lejuar në rrugët interurbane dytësore, është 90 km/orë për kamionët me peshë të përgjithshme nga 3.5 deri 12 tonë

Lista e testeve

Në rast të zënies së karrexhatës, për shkak të rënies së ngarkesës nga mjeti, drejtuesi duhet të marrë masa, për të mënjanuar çdo rrezik për trafikun pasardhës

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i lehtë, me dy akse”, mjeti me dy akse, me peshe maksimale deri në 7500 kg i destinuar për transportin e mallrave,.

Lista e testeve

Në bazë të numrit të akseve dhe të peshës bruto, klasifikohet si “mjet i rëndë, me katër akse, me rimorkio”, mjeti i destinuar për transportin e mallrave, me peshë maksimale mbi 25000 kg deri në 30000 kg, që ka katër akse dhe tërheq një rimorkio

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, karroceri të pajisur në mënyre të veçantë për transportin e materialeve të klasifikuara të rrezikshme nga ADR-ja apo në bazë të normativave përkatëse të Komunitetit Evropian

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për transporte të veçantë, autoambulanca

Lista e testeve

Klasifikohet si automjet për përdorim të veçantë, automjeti që ka shasi me krahë për transportin e trupave të lidhur

Lista e testeve

Cilido që qarkullon me mjete jashtë norme apo kryen transporte në kushte jo normale pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim, përveç masave të tjera i nënshtrohet edhe masës administrative me gjobë

Lista e testeve

Në transportin e mallrave, bën pjesë transporti ndërkombëtar i mallrave, i cili mund të jetë për llogari të vet

Lista e testeve

Transporti i mallrave për të tretë ose me qira përfshin rastin kur malli i transportuar nuk është pronë e shoqërisë transportuese

Lista e testeve

Transporti Ndërkombëtar i mallrave për nevojat e veta kryhet me licencë të lëshuar nga ministri përgjegjës për transportin

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave hiqet, kur mbajtësi i saj shkel detyrimet e përcaktuar

Lista e testeve

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të mallrave lejohet të transferohet

Lista e testeve

Autoriteti kompetent që lëshon certifikatën e transportit, është DPSHTRR, për transportin e mallrave të rrezikshme brenda dhe jashtë vendit

Lista e testeve

Koha e drejtimit të mjetit për një drejtues nuk mund të jetë më shumë se 10 orë në ditë, por duke respektuar pushimin ditor

Lista e testeve

Periudha e pushimit javor fillon pas jo më shumë se 6 periudhave të drejtimit ditor

Lista e testeve

Tahografi i vendosur në mjet, shërben për të treguar shpejtësinë e rrotullimit të boshtit motorik

Lista e testeve

Përjashtohen nga detyrimi i përdorimit të tahografit, mjetet e përdorur nga mbrojtja civile

Lista e testeve

Kalibrimi dhe inspektimi i tahografit dixhital kryhet çdo 6 muaj

Lista e testeve

Nëpunësit e kontrollit në rrugë nuk mund të kontrollojnë periudhat e pushimit ditor dhe javor

Lista e testeve

Mekanizmat e transmetimit të lëvizjes, realizojnë edhe zvogëlimin e ngarkesave përdredhëse dinamike që transmetohen për në motor

Lista e testeve

Fusha e stabilitetit te motorit me djegie të brendshme mund të përshkruhet nëpërmjet grafikëve karakteristikë të momentit përdredhës dhe të fuqisë

Lista e testeve

Sistemi i frenimit hidropneumatik gjeneron ajër me presion të destinuar për elementët e frenimit

Lista e testeve

Vendosja e ngarkesës në pjesën e parë të mjetit, mund të sjell frenim më të mirë të gomave të para

Lista e testeve

Drejtuesi i kamionit, është përgjegjës vetëm në rastet kur transportohen mallra të specializuara

Lista e testeve

Në mjetet që transportojnë lëngje (fluide), duhet që cisterna të jetë e mbushur jo më pak se 90%

Lista e testeve

Forca motorike pengon lëvizjen e automjetit

Lista e testeve

Në prishjen e qëndrueshmërisë së mjetit, kur lëviz në rrugë të drejtë, ndikon fenomeni i humbjes së kontaktit të gomave me asfaltin

Lista e testeve

Sipas Kodit Rrugor, zonë urbane këmbësore është një zonë, ku mund të kalojnë vetëm mjetet në shërbim të personave me aftësi të kufizuar lëvizjeje

Lista e testeve

Në transportin ndërkombëtar të mallrave Licenca për transport ndërkombëtar mallrash për të tretë dhe me qira vlen edhe për transport mallrash brenda vendit për të tretë e me qira

Lista e testeve

Karneta TIR mund të ketë 4, 6, 14, ose 20 fletë

Lista e testeve

Konventa për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) varet nga vendbanimi dhe kombësia e palëve

Lista e testeve

Kontrata e transportit konfirmohet nga fatura për shoqërimin e mallit

Lista e testeve

Fatura për shoqërimin e mallit përmban tarifat (pagesat) që lidhen me transportin

Lista e testeve

Mallra të rrezikshme nuk janë lëndët toksike dhe infektive

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit është i detyruar vetëm, të japë ndihmën e parë në rast aksidenti

Lista e testeve

Të ndihmosh një të dëmtuar në rrugë është e detyrueshme, sepse Kodi Penal e dënon mosdhënien e ndihmës

Lista e testeve

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë të dridhura, lëkurë shumë e zbehtë dhe djersë të ftohta në ballë

Lista e testeve

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja, duhet të kujdesesh për gjendjen e tij deri në mbërritjen e ambulancës

Lista e testeve

Imazhi i një ndërmarrjeje transporti përcaktohet nga modernizimi i mjeteve të transportit

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i një ndërmarrjeje transporti, për të kontribuar në cilësinë e shërbimit, duhet të firmosë lejen e qarkullimit, pas kryerjes së kolaudimit të mjetit

Lista e testeve

Motori me djegie të brendshme, ka në përbërje të tij sistemin e shpërndarjes, i cili komandon valvolat e motorit

Lista e testeve

Pistoni në motorët me djegie të brendshme, është i palëvizshëm

Lista e testeve

Boshti motorik në motorët me djegie të brendshme, shërben për hapjen dhe mbylljen e valvolave

Lista e testeve

Sistemi i ftohjes së motorëve me djegie të brendshme, mund të realizojë ftohjen e motorit vetëm me anë të ajrit

Lista e testeve

Në urën e parë të automjetit të pajisur me diferencial, janë të montuar grushtet e kthimit ose çernierat kardanike të rrotave drejtuese

Lista e testeve

Sistemi i drejtimit ka në përbërje të tij vetëm grupin e timonit

Lista e testeve

Në sistemin e drejtimit të automjetit, bën pjesë edhe stabilizatori

Lista e testeve

Dinamo (gjeneratori), furnizon me energji elektrike motorinon

Lista e testeve

Kandeleta, e merr rrymën elektrike nga dinamoja

Lista e testeve