Pyetja 1/30

Testi 85

Për nisjen e mjetit nga vendi drejtuesi i mjetit, duhet të shkelë pedalin e gazit deri në fund dhe të lirojmë menjëherë pedalin e friksionit që të niset sa më shpejt.

Lista e testeve

Për t`u futur në rrjedhën e qarkullimit, me marshin indietro, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin tregues të drejtimit.

Lista e testeve

Para se të zbresim nga mjeti, duhet të sigurohemi që e kemi fikur motorin e mjetit.

Lista e testeve

Drejtuesit e mjetit duhet të rregulloje shpejtësinë e lëvizjes së mjetit, duke pasur parasysh madhësinë e motorit të mjetit që po drejtojmë.

Lista e testeve

Edhe pse mund të jemi nën kufijtë e lejuar, shpejtësia duhet të ngadalësohet kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje për qarkullimin.

Lista e testeve

Duhet ngadalësuar shpejtësia kur nuk ka sinjale të kufizimit të shpejtësisë.

Lista e testeve

Mjetet me motor në një rrugë me dy karrexhata duhet të qarkullojnë në karrexhatën e krahut të djathtë.

Lista e testeve

Duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës mjetet që përshkojnë një kthesë në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizje.

Lista e testeve

Duke u afruar në një kryqëzim duhet që nëse semafori është jeshil, të shtojmë shpejtësinë dhe të lirojmë sa më shpejt kryqëzimin pa shikuar as majtas e as djathtas.

Lista e testeve

Parakalimi nga e djathta është i lejuar kur jemi në një rrugë me trafik të dendur dhe të ngadaltë.

Lista e testeve

Distanca e nevojshme për manovrën e parakalimit zgjatet nëse diferenca e shpejtësive midis mjetit që kryen manovrën e parakalimit dhe atij që parakalohet, është shumë e vogël.

Lista e testeve

Për të kryer parakalimin duhet të mbajmë parasysh që hapësira e parakalimit është më e vogël, nëse parakalojmë një mjet me gjatësi të vogël.

Lista e testeve

Kur duam të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes për t’u kthyer nga e majta në kryqëzim, si rregull, të kryejmë kthimin pranë qendrës së kryqëzimit, duke e lenë atë djathtas.

Lista e testeve

Kur duam të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes kemi vetëm detyrimin që të ndezim sinjalin e drejtimit.

Lista e testeve

Kthimi nga e djathta kryhet duke u vendosur në korsinë e majtë të karrexhatës.

Lista e testeve

Pushimi i mjeteve në rresht të dytë ndalohet sepse krijon ngushtim të karrexhatës.

Lista e testeve

Një vend parkim i autorizuar kufizohet me vijë të verdhë, kur parkimi është me pagesë.

Lista e testeve

Një vend parkim i autorizuar e ndalon në çdo rast pushimin e mjeteve në afërsi të tij.

Lista e testeve

Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada autobusët me më shumë se 56 vende.

Lista e testeve

Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada autokampet me rimorkio me masë të përgjithshme mbi 750 kg.

Lista e testeve

Në rast shiu, duhet të shmangen frenimet e papritura e të pakontrolluara.

Lista e testeve

Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë pjesë të ashpra të asfaltit.

Lista e testeve

Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë prania e kufizuesve anësore të rrugës.

Lista e testeve

Në bllokimin e karrexhatës nga rënia aksidentale e ngarkesës, drejtuesi mjetit duhet të lirojë menjëherë karrexhatën, sapo të mundet.

Lista e testeve

Targa e pasme duhet të jetë e ndriçuar gjithmonë, sapo të ndizen dritat e pozicionit.

Lista e testeve

Është me ngjyrë të kuqe në kroskot llamba spiune e treguesi tё ndezjes së dritave të brendshme të kabinës së mjetit.

Lista e testeve

Përdorimi i fenerëve të largësisë është i ndaluar në qendrat e banuara.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit mund të shkaktojë gjendjen e gjumit dhe mundësinë e aksidenteve

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit rrit aftësinë e përqëndrimit dhe e lehtëson drejtimin e mjetit

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit është i lejuar në mungesë të pasagjerëve në mjet

Lista e testeve