Pyetja 1/30

Testi 77

Për nisjen e mjetit nga vendi drejtuesi i mjetit, duhet t’u japë përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrugë.

Lista e testeve

Për t`u futur në rrjedhën e qarkullimit, me marshin indietro, drejtuesi i mjetit duhet t’u japë përparësi mjeteve që vijnë si nga e djathta ashtu dhe nga e majta.

Lista e testeve

Para se të zbresim nga mjeti, duhet të aktivizojmë frenin e dorës.

Lista e testeve

Përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe, kufiri maksimal i shpejtësisë është 80 km/orë në rrugët lokale interurbane.

Lista e testeve

Edhe pse mund të jemi nën kufijtë e lejuar, shpejtësia duhet të ngadalësohet në rastet kur moti është me mjegull.

Lista e testeve

Duhet të ruajmë (të mbajmë) një shpejtësi lëvizjeje jo më të madhe së kufiri maksimal që tregon shpejtësimatësi i mjetit.

Lista e testeve

Mjetet me motor mund qarkullojnë në rreshta paralele në afërsi të kryqëzimeve të rregulluar me semafor ose punonjës trafiku.

Lista e testeve

Për shkak se përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin, është e ndaluar të bësh gara shpejtësie në rrugë.

Lista e testeve

Për të evituar rreziqet për qarkullimin, është e nevojshme të kufizohet kujdesi vetëm për kufijtë minimale të shpejtësisë.

Lista e testeve

Në kryerjen e manovrës së parakalimit duhet të sinjalizojmë manovrën me sinjalin tregues të krahut të majtë.

Lista e testeve

Në kryerjen e manovrës së parakalimit në autostrada, mund të përdorim edhe korsitë e krahut të djathtë.

Lista e testeve

Distanca e nevojshme për manovrën e parakalimit zgjatet sa më i gjatë të jetë mjeti që parakalohet.

Lista e testeve

Kur duam të ndryshojmë drejtimin e lëvizjes duhet të ndezim në kohë sinjalin e drejtimit.

Lista e testeve

Kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje, kthimi nga e majta kryhet duke sinjalizuar në kohën e duhur kryerjen e manovrës.

Lista e testeve

Kur kemi ndërmend të ndryshojmë korsi, mjafton të sigurohemi që korsitë të jenë të ndara me njëra tjetrën me vijë të pandërprerë.

Lista e testeve

Pushimi i mjetit është i ndaluar poshtë këmbëve të urave, harqeve dhe portave rrugore, përveç rasteve kur sinjalizohet ndryshe.

Lista e testeve

Është i ndaluar pushimi i automjeteve dhe motorëve mbi ishujt e trafikut.

Lista e testeve

Ndalimi i pushimit të mjeteve mund të sinjalizohet me sinjalin vertikal "NDALIM PUSHIMI".

Lista e testeve

Në autostrada lejohet të qarkullojnë autoveturat që tërheqin rimorkio kur kompleksi në tërësi (autoveturë+rimorkio) nuk e kalon masën 3,5 tonë.

Lista e testeve

Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të kalohen me kujdes, sidomos zonat e rrugës ku nuk bie dielli.

Lista e testeve

Kur lëvizim me mjet në rrugë me akull, është e nevojshme të tregojmë kujdes pasi zvogëlohet fërkimi midis gomave dhe sipërfaqes së rrugës.

Lista e testeve

Përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin nëse kryejmë manovrën e parakalimit në rrugë me dy korsi për sens lëvizje.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet si rregull, në kryqëzime të respektojë sinjalet e përparësisë.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të përdorë borinë në qendrat e banimit sa herë që e mendon.

Lista e testeve

Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor është i detyrueshëm kur pozicionojmë mjetin në zonat e parkimit.

Lista e testeve

Natën, në rrugët interurbane, drejtuesit e mjeteve duhet të fikin fenerët e largësisë dhe të përdorin fenerët joverbues kur është i pranishëm rreziku që të verbojnë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Lista e testeve

Përdorimi i fenerëve të largësisë është lejuar në qendrat e banuara në kushtet e mjegullës së dendur.

Lista e testeve

Shpërqendrimi dhe moskuptimi i rrezikut mund të shkaktohet nga edhe nga abuzimi me qumësht

Lista e testeve

Përdorimi i barnave qetësues nga drejtuesi i mjetit mund ti shkaktojë atij zgjatje të kohës së reagimit

Lista e testeve

Përdorimi i substancave narkotike ndikon në drejtimin e mjetit sepse përmirëson veprimin kundër lodhjes

Lista e testeve