Pyetja 1/30

Testi 67

Për t`u futur në rrjedhën e qarkullimit, me marshin indietro, drejtuesi i mjetit duhet t’u japë përparësi mjeteve që vijnë si nga e djathta ashtu dhe nga e majta.

Lista e testeve

Për t`u futur në rrjedhën e qarkullimit, me marshin indietro, drejtuesi i mjetit duhet të sigurohet që rruga është e lirë dhe të manovrojë me kujdes mjetin.

Lista e testeve

Për qëllime të sigurisë rrugore, drejtuesi i mjetit duhet të qarkullojë me fenerët joverbues të rregulluar dhe të orientuar në mënyrë të tillë që të shohin lart.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit në vende qe frekuentohen nga fëmijët, të treguara me sinjale të caktuara.

Lista e testeve

Edhe pse mund të jemi nën kufijtë e lejuar, shpejtësia duhet të ngadalësohet kur rruga është me borë.

Lista e testeve

Duhet ngadalësuar shpejtësia në rrugët e asfaltuara të porsalagura nga shiu.

Lista e testeve

Duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës mjetet që përshkojnë një kthesë në një rrugë me një korsi për çdo sens lëvizje.

Lista e testeve

Për të evituar rreziqet për qarkullimin, është e nevojshme të drejtohet mjeti në mënyrë të përshtatshme, sipas kushteve të rrugës.

Lista e testeve

Është e detyrueshme të japësh përparësi nga e majta dhe nga e djathta kur një kryqëzim është i paralajmëruar nga sinjali "KRYQËZIM ME PËRPARËSI NGA E DJATHTA".

Lista e testeve

Është i ndaluar parakalimi në afërsi të një stacioni shërbimi në rrugë.

Lista e testeve

Nuk mund të parakalosh nëse, për të parakaluar, të duhet të kapërcesh vijën gjatësore të bardhë të pandërprerë të mesit të rrugës (teke ose e dyfishtë).

Lista e testeve

Në kryerjen e manovrës së parakalimit duhet të mbajmë parasysh nëse sinjalizimi rrugor e lejon këtë manovër.

Lista e testeve

Distanca e sigurisë është e barabartë me distancën që na krijon fushëpamja.

Lista e testeve

Për të garantuar ndalimin e mjetit në distancën më të vogël të mundshme gjatë frenimit, duhet të veprojmë fort mbi pedalin e frenave dhe të ingranojmë marshin më të lartë për lëvizje.

Lista e testeve

Për t’u kthyer nga e majta, në një karrexhatë me dy sense lëvizjeje, jemi të detyruar t’i afrohemi sa më shumë kufirit të majtë të karrexhatës.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit ndalohet mbi vendkalimet e biçikletave.

Lista e testeve

Pushimi i mjeteve në rresht të dytë ndalohet në qendrat e banuara vetëm nga ora 800deri në 2000 të mbrëmjes.

Lista e testeve

Ndalimi i pushimit të mjeteve mund të sinjalizohet me vijën që kufizon vendqëndrimin e mjeteve në anë të trotuarit.

Lista e testeve

Në autostrada lejohet të qarkullojnë gjysmërimorkiatorët.

Lista e testeve

Në rast moti të keq, përpara nisjes, duhet të kontrollohet që fenerët ndriçues të mjetit të funksionojnë të gjithë normalisht.

Lista e testeve

Për të kontrolluar rrëshqitjen e mjetit është e nevojshme që, nëse jemi në momentin e frenimit të mjetit, të zvogëlohet forca shtypëse mbi pedalin e frenimit.

Lista e testeve

Shkaqe për aksidenteve, që lidhen me strukturën e rrugës, mund të jenë prania e ngushtimeve të rrugës, të pa sinjalizuara.

Lista e testeve

Në të gjitha rrugët është e ndaluar të krijosh situata të rrezikshme për qarkullimin.

Lista e testeve

Në prani të vendkalimit të këmbësorëve, drejtuesi i mjetit, duhet të të ndezë fenerët, për të njoftuar këmbësorët se ata nuk kanë përparësinë e lëvizjes.

Lista e testeve

Përdorimi i fenerëve të largësisë zëvendësohet me fenerët joverbues kur këmbehemi me mjete që vijnë nga sensi i kundërt.

Lista e testeve

Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm kur do të kryejmë manovrën e parakalimit.

Lista e testeve

Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm vetëm kur ndalojmë në krahun e majtë të rrugës.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit i bën më të ngadalta reflekset e tij në drejtimin e mjetit

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit përbën rrezik të madh për qarkullimin

Lista e testeve

Ai që ka përdorur rregullisht lëndë narkotike mund të drejtojë vetëm mjete me cilindratë të vogël

Lista e testeve