Pyetja 1/30

Testi 59

Për nisjen e mjetit nga vendi drejtuesi i mjetit, duhet të sigurohet që rruga është e lirë, duke kontrolluar edhe me pasqyrat e mjetit.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, për të rritur sigurinë në qarkullim, duhet të rregullojë pasqyrat, për një shikim sa më të mirë anash dhe mbrapa.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, për të rritur sigurinë në qarkullim, duhet të mbajë gjithmonë dorën e djathtë mbi levën e marshit gjatë lëvizjes.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit në pjesë rruge me fushëpamje të kufizuar.

Lista e testeve

Edhe pse mund të jemi nën kufijtë e lejuar, shpejtësia duhet të ngadalësohet kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje për qarkullimin.

Lista e testeve

Duhet të ruajmë (të mbajmë) një shpejtësi lëvizjeje që lejon ndërhyrjen e sigurt në rastet e papritura.

Lista e testeve

Duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës mjetet që duan të kthehen nga e majta.

Lista e testeve

Duke u afruar në një kryqëzim duhet të pozicionohemi në korsinë e duhur, për drejtimin që kemi zgjedhur.

Lista e testeve

Në afërsi apo në vazhdimësi të kryqëzimeve është e ndaluar të tejkalosh gjithmonë shpejtësinë 60 km/orë.

Lista e testeve

Në kryerjen e manovrës së parakalimit duhet ta mbarojmë manovrën duke kaluar në të djathtë të rrugës pa penguar apo krijuar rrezik për mjetin që sapo e parakaluam.

Lista e testeve

Gjatë kryerjes së manovrës së parakalimit duhet të sigurohemi që të kemi hapësirë të lirë me mjetin përpara të paktën 3 (tre) metra.

Lista e testeve

Gjatë kryerjes së manovrës së parakalimit duhet të sigurohemi që drejtuesi i mjetit që do të parakalojmë ka ndezë sinjalin e djathtë.

Lista e testeve

Distanca e sigurisë përcaktohet edhe nga kushtet e trafikut.

Lista e testeve

Për t’u kthyer nga e majta, në një karrexhatë me dy sense lëvizjeje, jemi të detyruar të mos e bllokojmë sensin e kundërt të lëvizjes në të cilën po hyjmë.

Lista e testeve

Kur lëvizim në një karrexhatë me një sens lëvizjeje, kthimi nga e majta kryhet duke mos e bllokuar sensin e kundërt të rrugës ku po hyjmë.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit, sa për të hipur e zbritur pasagjerët, është i ndaluar në kthesa dhe në kurrize rruge, në rrugë me një korsi për çdo sens lëvizjeje.

Lista e testeve

Pushimi i mjetit është i ndaluar në afërsi të kthesave, në çdo kategori rruge.

Lista e testeve

Ndalimi i pushimit të mjeteve mund të sinjalizohet me vijë të verdhë të pandërprerë që kufizon zonën brenda të cilës është shënuar fjala "BUS" (autobus).

Lista e testeve

Në autostrada lejohet të qarkullojnë gjysmërimorkiatorët.

Lista e testeve

Kur lëvizni në kushte të këqija të motit për të parandaluar aksidentet rrugore, duhet të rritet distanca e sigurisë me mjetin që lëviz para nesh.

Lista e testeve

Duhet të përdoren syzet apo lentet optike për shikimin gjatë drejtimit të mjetit vetëm në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore.

Lista e testeve

Përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin nëse kryejmë manovrën e parakalimit në rrugë me dy korsi për sens lëvizje.

Lista e testeve

Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë prania e materialit të pa qëndrueshëm mbi rrugë.

Lista e testeve

Në të gjitha rrugët është e ndaluar të hedhësh mbeturina.

Lista e testeve

Përdorimi i sistemeve të sinjalizimit pamor është i detyrueshëm në tunelet e rrugëve, por vetëm kur tunelet janë të pandriçuar.

Lista e testeve

Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm kur duam të ndryshojmë korsinë e lëvizjes.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit i cili shfaq shenja lodhje, duhet t’i qëndrojë sa më afër automjetit që ka përpara

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit mund të çojë në eufori, pakujdesi dhe e bën më pak të sigurt drejtimin e tij

Lista e testeve

Nëse drejtuesi i mjetit kurohet me barna mjekësore me veprim qetësues ndalohet të drejtoje atë vetëm natën

Lista e testeve

Ai që ka përdorur rregullisht lëndë narkotike mund të vazhdojë të përdorë mjete të çdo kategorie të lejedrejtimit të disponueshme prej tij, nëse vërtetohet se ka ndaluar përdorimin e tyre

Lista e testeve