Pyetja 1/30

Testi 44

Për nisjen e mjetit nga vendi drejtuesi i mjetit, duhet të vendosë paraprakisht kaskën mbrojtëse kur drejton një motor.

Lista e testeve

Para se të zbresim nga mjeti, duhet të sigurohemi që e kemi parkuar mjetin në mënyrë korrekte.

Lista e testeve

Para se të zbresim nga mjeti, duhet të kërkojmë e të pyesim punonjësin e trafikut nëse lejohet parkimi në atë vend.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit, duhet të zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit në orët e natës.

Lista e testeve

Drejtuesit të mjetit, duhet të rregullojë shpejtësinë e lëvizjes, në varësi të orëve me të ngarkuara të ditës.

Lista e testeve

Duhet ngadalësuar shpejtësia kur fushëpamja është e kufizuar.

Lista e testeve

Në një rrugë me një karrexhatë dhe dy korsi, mund të lëvizet gjithmonë në rreshta paralele.

Lista e testeve

Duhet të lëvizin sa më afër kufirit të djathtë të karrexhatës mjetet që përshkojnë një kurriz rruge në një rrugë me karrexhata të pavarura.

Lista e testeve

Kalimi në nivel mund të karakterizohet nga prania e dritave të kuqe.

Lista e testeve

Është i ndaluar parakalimi natën, në zonat urbane që nuk kanë ndriçim të mjaftueshëm.

Lista e testeve

Nuk mund të parakalosh në vazhdimësi të një kurrizi rruge kur karrexhatat janë me dy korsi për çdo sens lëvizje.

Lista e testeve

Nuk mund të parakalosh pranë daljes së një parkimi (vend pushimi) për mjetet publike.

Lista e testeve

Distanca e sigurisë përcaktohet edhe nga kushtet e trafikut.

Lista e testeve

Distanca e sigurisë varet nga përqendrimi i drejtuesit të mjetit.

Lista e testeve

Për të garantuar ndalimin e mjetit në distancën më të vogël të mundshme gjatë frenimit, nevojitet shmangia e ngarkesave përtej peshës maksimale të lejuar të tij.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit lejohet si rregull, përgjatë krahut të djathtë të karrexhatës.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit në autostrada është i ndaluar, përjashtuar rastet e emergjencës.

Lista e testeve

Qëndrimi i mjetit, sa për të hipur e zbritur pasagjerët, është i ndaluar në vendkalimet e këmbësorëve.

Lista e testeve

Janë të përjashtuar nga qarkullimi në autostrada autokampet me rimorkio me masë të përgjithshme mbi 750 kg.

Lista e testeve

Në autostrada korsia e emergjencës mund të përdoret për lëvizjen e mjeteve kur trafiku është shumë i rënduar.

Lista e testeve

Për të kontrolluar rrëshqitjen e mjetit është e nevojshme të futni marshin me të ulët dhe të lëshoni menjëherë pedalin e friksionit.

Lista e testeve

Përbën rrezik apo pengesë për qarkullimin nëse qarkullojmë në rrugë urbane me një mjet që tërhiqet nga kafshët.

Lista e testeve

Drejtuesi i mjetit duhet të shikojë në pasqyrën anësore përpara se të sinjalizojë ndryshimin e korsisë.

Lista e testeve

Shkaqe për aksidente, që lidhen me kushtet e rrugës, mund të jetë prania e vijave të bardha.

Lista e testeve

Natën, në rrugët interurbane, drejtuesit e mjeteve duhet të fikin fenerët e largësisë dhe të përdorin fenerët joverbues kur ndjekin një mjet tjetër në distancë të afërt.

Lista e testeve

Natën, në rrugët interurbane, drejtuesit e mjeteve duhet të fikin fenerët e largësisë dhe të përdorin fenerët joverbues kur është i pranishëm rreziku që të verbojnë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Lista e testeve

Përdorimi i sinjaleve tregues të drejtimit është i detyrueshëm kur futemi në korsinë e parakalimeve.

Lista e testeve

Përdorimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit rrit aftësinë e përqëndrimit dhe e lehtëson drejtimin e mjetit

Lista e testeve

Ai që ka përdorur rregullisht lëndë narkotike e humb përgjithmonë të drejtën për lejedrejtimi

Lista e testeve

Përdorimi i substancave narkotike ndikon në drejtimin e mjetit sepse ndryshon reflekset dhe koordinimin e lëvizjeve

Lista e testeve